LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim të varrit…

Në kërkim të varrit…

Kumrije Jahmurataj për herë të fundit e ka parë bashkëshortin e saj më 1 prill të vitit 1999, në fshatin Lubeniq, komuna e Pejës.

Prej asaj dite, festat dhe datëlindjet nuk kanë pasur kuptim për të dhe dy djemtë e saj, tashmë 29 dhe 32 vjeç.

“Pas përfundimit të luftës kam pritur shumë që do të kthehet i gjallë, sepse unë nuk e kam parë të vrarë. Ata ditë kemi qenë bashkë. Në fshat kishin hyrë forcat serbe, i ndanë burrat nga gratë. Dhe, më nuk e pashë – as gjallë e as të vrarë”, thotë ajo.


Pas 22 vjetësh, Kumrija thotë se “më i mirë ish varri sesa mos me ditë”.

“Është më lehtë të ketë një varr, sepse kur ka ndonjë festë, ndonjë mërzi, gëzim, shkon te varri dhe duket se bisedon me të. E di se aty gjenden eshtrat e tij”, thotë ajo.

“Më i mirë ish varri sesa mos me ditë” quhet edhe ekspozita e hapur më 18 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, nën organizimin e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Emri i saj është fragment i marrë nga një bisedë e mëhershme me Kumrije Jahmuratajn.

Ekspozita në kujtim të 1,622 personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-2000 u dedikohet familjarëve të personave të pagjetur.

Në 1,622 fleta të bardha, me shkronja të zeza paraqiten të dhënat e të pagjeturve, si: emri, data dhe vendi i lindjes, data dhe vendi i zhdukjes.

Në këto fletë ishin të dhënat edhe për pesë anëtarët e familjes së ngushtë të Bekim Gashit, nga fshati Tërnje, komuna e Suharekës.

“Largohu nga shtëpia”, ishin fjalët e fundit të nënës së Bekimit, pasi forcat serbe kishin hyrë në fshatin dhe shtëpinë e tij.

“Çdo moment më kujtohen fjalët e fundit të tyre. Kanë insistuar shumë që unë mos të qëndroj në shtëpi. Mungesa është aq e madhe, aq e papërshkruar… Derisa t’i gjejmë trupat e tyre, çdo ditë zgjohem me kujtimin e tyre”, thotë ai.

“Unë jetoj me to. Sidomos përvjetorët, festat, datëlindjet e tyre janë më të rënda për ne… Jam rritur me këshillat e nënës dhe motrave të mëdha, pasi babai më ka vdekur kur i kam pasur 13 vjet”, shton Gashi.

Dardan Hoti, koordinator i ekspozitës dhe hulumtues në Fondin për të Drejtën Humanitare të Kosovës, thotë se familjarët janë lodhur prej mungesës së informacioneve, janë lodhur duke pritur qe 22 vjet.

“Tashmë presin një informacion, nëse jo të gjallë, atëherë një varr, për të pasur ku të shkojnë dhe të dërgojnë një lule”, thotë Hoti. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori