LAJMI I FUNDIT:

Në Kërçovë u organizua konferencë lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave

Në Kërçovë u organizua konferencë lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave

Në Kërçovë u mbajt sot konferencë lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave, si pikënisje e punës së vazhdueshme, krijimit të bazës për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe zhvillim të dialogut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas kësaj, Platforma lokale për përfshirje sociale do të punojë në përgatitjen e strategjisë për përfshirje sociale të këtyre kategorive.

Qëllimi i konferencës loklae është mbledhja e të gjithë përfaqësuesve të institucioeve, organizatave qytetare që punojnë me grupe të shënjestëruara, pra me gratë dhe të rinjtë dhe të marrin pjesë në formimin e Platformës lokale aktive për përfshirje sociale në komunën e Kërçovës – PLAPS.


Projekti financohet nga IPA komponenta e IV për zhvillim të burimeve njerëzore nga ana e BE-së. Parashihet që në 18 komuna të krijohen strategji lokale për përfshirje sociale të grave dhe të rinjve./Telegrafi/