LAJMI I FUNDIT:

Në Kërçovë regjistrohet numër i kënaqshëm i dhuruesve të gjakut

Në Kërçovë regjistrohet numër i kënaqshëm i dhuruesve të gjakut

Në territorin e komunës së Kërçovës vitin e kaluar janë mbledhur 869 njësi gjaku në 17 aktivitetet e dhurimit të gjakut në shumë institucione dhe organizata, të organizuar nga ane e Kryqit të Kuq komunal dhe Institutit për transfuziologji, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Sipas Ivana Llazeska nga Kryqi i Kuq-Kërçovë, në krahasim me muajin e kaluar, në vitin 2015 janë mbledhur 922 njësi gjaku, gjegjësisht për 53 pika për dhurimin e gjakut më shumë se viti 2016, çka do të thotë rënie e lehtë e dhënies së gjakut në vitin 2016 krahasuar me të të 2015.

Me planin vjetor të cilin e përgatit Kryqi i Kuq-Kërçovë dhe Instituti për transfuziologji medicinale, sipas numri të banorëve është paraparë të mblidhen prej 1.300 deri 1.500 njësi gjaku në vit, gjegjësisht 3% nga numri i përgjithshëm të banorëve të cilët jetojnë në territorin e komunës së Kërçovës.


Grupi më i shpeshtë i gjakut të këtyre aksioneve është A+, përderisa më rrallë është AB, potencon Llazeska. /Telegrafi/