Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar sot në katër vjetorin e vdekjes veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçi.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Adem Demaçi është sinonim i qëndresës dhe rezistencës në kundërshtimin e pushtetit shtypës jugosllav e serb mbi shqiptarët.
“Ai ishte veprimtari më unik dhe më autentik. Idealisti që qëndroi 28 vjet në burgjet gjithandej ish-Jugosllavisë. Dy prej tyre, Pozharevcin e Nishin, dhjetëfish më pak në kohëzgjatje, do t’i përjetoja edhe unë, pasi isha arrestuar nga policia serbe, ndër tjera edhe si bashkëpunëtor i Adem Demaçit. Aty pashë vendet ku Baca Adem ishte kalitur politikisht, shpirtërisht e fizikisht, duke kujtuar rrëfimet e dëgjuara prej tij për vitet e shumta kaluara në ato burgje”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.
“Më 1997, Baca Adem Demaçi mbështeti protestat e organizuara nga ne studentët e Universitetit të Prishtinës. Pas shpërthimit të luftës, më 13 gusht 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e emëroi Adem Demaçin përfaqësues politik të UÇK-së. Këtu pata fatin t’i bashkohem në zyrën e tij në Prishtinë, në lagjen Tophane, si sekretar i tij, për mbi gjashtë muaj. Gjatë kësaj kohe, ai afirmoi e mbrojti politikisht UÇK-në në mes të Prishtinës, duke takuar diplomatë ndërkombëtarë dhe mbajtur konferenca për media, si zë i një force politike dhe ushtarake që luftohej nga Serbia”.
Më tej Kurti ka thënë se “Edhe në lirinë e pasluftës, Adem Demaçi vazhdoi të ishte busull i lirisë. Ky njeri që 28 vjet të jetës i kishte kaluar pa liri, ishte mishëruar me lirinë deri në një nivel ontologjik. Duke e jetuar personalisht fatin kolektiv dhe historik të popullit të tij, Adem Demaçi, ky lexues në kushte burgu i Hegelit, e kishte trupëzuar historinë e shqiptarëve fiks siç kishte shkruar Hegeli, që ‘historia është përparimi i vetëdijes së popujve për liri’. Ai qe fibri më i ndjeshëm i lirisë sonë, derisa vdiq më 26 korrik 2018 në Prishtinë, sot e 4 vjet më parë”.
Kryeministri Kurti thotë se ata që për shkak të rrethanave nuk kanë mundur ta njohin në të gjallë Adem Demaçin bashkë me veprën e tij, rruga më e mirë për ta bërë është duke lexuar romanin e tij autobiografik “Dashuria kuantike e filanit”.
“Në të, siç ka thënë vetë Baca Adem: ‘Rrëfej jetën time që të shohësh se si shqiptarët më gatuan për të mirën e vet dhe se si pushtuesit serbë më kalitën e më farkuan për sherrin e për të zezën e vet’. Kurse ata që ndjehen të frymëzuar nga jeta dhe vepra e tij, mund ta ndjekin atë përmes gjurmëve të idealeve të lëna pas, nga formimi patriotik te konsistenca politike dhe nga besimi stoik te qëndrimet humane. Lavdi jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit dhe gjithë trashëgimisë së tij politike, kulturore dhe historike”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos