LAJMI I FUNDIT:

Në javën e 12-të na presin ndeshje të mira në hendboll

Në javën e 12-të na presin ndeshje të mira në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) po bëhet gjithnjë e më interesante, thuajse për të gjitha pozitat.

Rezultatet e xhirove të fundit e kanë hapur kampionatin, ndërsa rivalitet e lojëra të bukura priten edhe në javën e 12-të, që zhvillohet të mërkurën e të enjten.

Janë disa ndeshje që pritet të vendosen vetëm në momentet e fundit.


Derisa Besa Famgas është favorite ndaj Drenicës në Drenas (e mërkurë, 18:30) dhe Prishtina ndaj Kastriotit në Ferizaj (e mërkurë, 16:30), në ndeshjet tjera vështirë mund të flitet për favoritë.

Llapi e Vushtrria takohen të mërkurën nga ora 17:00, kurse në termin të njëjtë në Gjakovë luajnë Vëllaznimi e Trepça.

Dy skuadrat me traditë vazhdimisht shfaqin lojëra të mira dhe rivalitet sportiv.

Rivaliteti nuk pritet të mungojë as në ndeshjen e fundit të xhiros, atë në mes të Prizrenit dhe Zhegrës, që është të enjten nga ora 17:00.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori