LAJMI I FUNDIT:

Në iOS shpenzohet më shumë

Në iOS shpenzohet më shumë

Sipas hulumtimit të kryer nga RichRevelance, shfrytëzuesit e iOS-it më së shumti shpenzojnë për blerje përmes pajisjeve të veta. Nga krejtësisht 3.4 miliard të parave të shpenzuara në blerjet online në SHBA të bëra në mes prillit dhe dhjetorit, madje 92% janë kryer përmes pajisjeve me iOS.

Vlera mesatare e porosive online të bëra përmes ndonjërës nga pajisjet e Apple ishte 123 dollarë, pronarët e pajisjeve me Android shpenzonin mesatarisht 101 dollarë, derisa porositë e bëra përmes kompjuterëve ishin mesatarisht 87 dollarë. Nga numri total I blerjeve online të përfshira në hulumtim 3% ishin bërë përmes pajisjeve mobile, derisa njëkohësish janë gjeneruar 3.74% nga qarkullimi i tërësishëm.

Siç pritej, hulumtimi tregoi se gjatë vikendeve më së shumti blihej përmes pajisjeve mobile – qarkullimi në krahasim me ditët e punës ishte më i lartë për 25%. /Telegrafi/