LAJMI I FUNDIT:

Në Greqi kapet kamioni shqiptar me 207 kg kanabis

Në Greqi kapet kamioni shqiptar me 207 kg kanabis

Një ngarkesë prej 207 kilogramë kanabis u gjet e fshehur në një kamion me targa shqiptare në Kalpaq, 26 kilometra nga kufiri shqiptar në Kakavijë, gjatë natës së kaluar.

Sipas policisë greke, lënda ishte e paketuar në 8 thasë, 196 pako të mbështjella me celofan. Ajo ishte vendosur në vendin e gomave rezervë të kamionit.

Autoritetet u shprehën se kishin informacion të sigurt për kalimin e lëndës narkotike dhe e shoqëruan kamionin nga parkimi jashtë doganës në pjesën greke të Kakavijës, ku edhe u ngarkua prej shoferit dhe një personi ende të panjohur, i shpallur në kërkim prej autoriteteve greke.


Trafikantët kishin kaluar lëndën narkotike me çanta nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe në vazhdim e ngarkuan drogën në kamionin, që ishte parkuar një ditë më parë në vendin e ngarkimit, për të mos tërhequr vëmendjen e autoriteteve policore greke.

Departamenti i Antidrogës së Janinës sekuestroi lëndën narkotike, kamionin pronë e një kompanie shqiptare transporti, shumën 280 euro, si dhe dy telefona celularë të drejtuesit të kamionit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për gjetjen e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik. /albeu.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori