Pantallonat e gjatë afro 70 metra që peshojnë 700 kilogramë, janë vepër e rrobaqepësit zviceran, që është në garë për çmimin e pantallonave më të mëdhenj në botë.

Rrobaqepësi Ekvandekar Kelesh, pantallonat gjigante i prezantoi të dielën para banorëve të qytetit Beromunster – duke theksuar se i janë dashur tetë muaj që t’i përfundojë pantallonat, transmeton Telegrafi.


“Është një mundësi e mirë për rritjen e vetëdijes për ndotjen që po i bëhet planetit tonë nga plastika”, ka deklaruar Patrick Hurshelas, që është përkrahësi më i madh i Keleshit në rrugën e rekordit të ri.

11-vite më parë, Kelesh kishte arritur në Zvicër nga Siria dhe gjithmonë kishte ëndërruar që të realizojë një projekt të tillë.

Gjatë qepjes atë e ndihmuan 50 persona, ndërkaq materiali i përdorur ka kushtuar 4,000 euro që i ka dhuruar një sponsor që ka dashur të mbetet anonim.

Deri më tani pantallonat më të gjatë që janë qepur – janë ato prej 65,5 metrave në Lima Peru, e ky rekord botëror ishte arritur në vitin 2019. /Telegrafi/

2 80

3 49

4 42

5 31

6 23

7 22

8 16

9 15

10 9

11 12

12 10

13 8

15 5