Mbrëmë (e hënë) këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka pasur një darkë private me mikun e saj, Liam Payne, në një restorant londinez.

Këngëtarja 28-vjeçare kishte veshur një fustan që ishte i çarë në mes, gjersa i zbulonte tërësisht shpinën.


Biondja disa imazhe atraktive nuk ka hezituar që t'i ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, teksa ka pranuar një koment interesant nga e ëma.

"E paske harru me vesh gjysmën e bluzës , ke mu ftof nana", është komenti i Verës në postimin e Ritës.

60340287 431909114275783 3839390837783920640 n

Ndër tjerash, artistja shqiptare është duke vazhduar me koncerte të njëpasnjëshme anembanë botës në promovimin e albumit të saj "Phoenix". Ky album i Ritës erdhi pas gjashtë vitesh, projektet e të cilit u pëlqyen mjaft shumë nga publiku. /Telegrafi/