LAJMI I FUNDIT:

Në Forumin Diplomatik në Antalia, Lajçak e përmend Kosovën vetëm dy sekonda

Në Forumin Diplomatik në Antalia, Lajçak e përmend Kosovën vetëm dy sekonda

Ishte i ftuar si emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi e çështje tjera për Ballkanin Perëndimor, por në Forumin Diplomatik në Antalia, Miroslav Lajçak, foli vetëm në cilësinë e të ngarkuarit për Ballkanin.

Në panelin ku po diskutohej e ardhmja e Evropës, sllovaku Kosovën e përmendi vetëm në dy sekonda kur foli se ku qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor në raport me unionin. Përmendi faktin se Kosova ende nuk mund të lëvizë lirshëm.

Ky megjithatë Kosovën bashkë me pesë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor e sheh medoemos si pjesë të Evropës.

“Ne nuk u larguam. Amerika u tërhoq dhe u kthye mbrapa, por ne gjithnjë kemi qenë këtu, dhe çfarë dua të them është se nuk ka alternativë tjetër për BE-në veç ta ftojë rajonin t’i bashkohet BE-së dhe nuk shoh alternativë më të mirë as për ata përveçse të bëhen pjesë e familjes evropiane”, tha ai, njofton Klan Kosova.


Lajçak e pranon se Evropa e ka humbur kredibilitetin e saj, por thotë se po punon për zgjidhje.

“Viti 2020 ka qenë viti i vetëm, për sa e mbaj mend të paktën, që asnjë nga gjashtë shtetet nuk ka rritur asnjë progres, por këtë vit ne biseduam muajin që shkoi me Ministrin e Jashtëm të BE-së dhe gjithsecili në union po thotë se ne nuk mund të vazhdojmë më kështu, nuk po veprojmë si duhet dhe po e humbim kredibilitetin, dhe po e venitim entuziazmin pro evropian në rajon dhe duhet ta ndryshojmë mënyrën, por po përpiqemi ta gjejmë se si”, tha i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi e çështje tjera për Ballkanin.

Pyetet nëse duhet besuar premtimeve të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, Lajçak përgjigjet: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër
Lexo po ashtu Pyetet nëse duhet besuar premtimeve të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, Lajçak përgjigjet: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër

Në këtë panel të Forumit Diplomatik të Antalias mori pjesë edhe ish-kryeministri rumun, Viktor Ponta, i cili tha fjalë të rënda për Bashkimin Evropian.

“Është turp, është gabim i madh, më lini të jap shembuj shumë konkret. Unë isha shumë i lumtur kur vizitova Beogradin dhe Tiranën, dhe jam një nga të paktët persona në botë që e ka shok edhe Vuçiqin edhe Ramën dhe mendoj se ata janë liderë të shkëlqyeshëm në Ballkan, dhe unë u thash që duhet të anëtarësoheni por Evropa gjithnjë po i ndryshon kushtet”, tha ai ndër të tjera.

“Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, Kusari-Lila e Çitaku i reagojnë Lajçakut, e quajnë arrogant
Lexo po ashtu “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, Kusari-Lila e Çitaku i reagojnë Lajçakut, e quajnë arrogant

Lajçak konfirmoi se me 6 tetor vendet anëtare të unionit do të mblidhen me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët në Slloveni, pasi ky shtet merr edhe kryesimin e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori