Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po merr pjesë në Forumin Botëror të Investitorëve Engjëj (WBAF 2017) që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Në këtë forum po marrin pjesë rreth 450 investitorë nga 54 vende të botës, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, asociacioneve të biznesit nga gjithë bota.
Bajrami ishte moderuese e njërit nga panelet më të rëndësishme të këtij forumi ku u diskutua rreth krijimit të politikave inovative dhe instrumenteve financiare në të mirë të fuqizimit të NVM-ve qoftë në fazën fillestare e deri tek rritja dhe fuqizimi i tyre.
Ministrja Bajrami në adresimin e saj theksoi se NVM-të përbëjnë rreth 90% të totalit të ndërmarrjeve në nivel botëror dhe janë bartëset kryesore të vendeve të punës. Megjithatë, qasja në financa është një nga vështirësitë kryesore për ndërmarrjet e reja të cilat kanë ide dhe projekte inovative, mirëpo e kanë të vështirë të gjejnë financim adekuat për jetësimin e projekteve të tyre.
Ajo tha se duhet ta intensifikojmë bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar për të gjetur qasje kreative në mënyrë që të mbyllim këtë zbrazëti lidhur me qasjen në financa për NVM-të të cilat deri tani kanë pasur vështirësi ose e kanë pasur pothuaj të pamundur qasjen në financa përmes sistemit tradicional bankar. Është shumë e rëndësishme që së bashku, institucionet qeveritare dhe ato private të eksplorojnë mundësi me qëllim të gjetjes së instrumenteve alternative për adresimin e kësaj sfide e cila, vazhdoi ministrja, do të ofronte mundësi që projektet inovative të marrin formë si biznese të suksesshme duke krijuar vende të reja pune dhe vlerë të shtuar ekonomike.
Ministrja Bajrami theksoi se është inkurajuese që rrjeti i investitorëve engjëj po konsolidohet çdo ditë e më shumë, dhe me këtë rast, ajo u bëri thirrje investitorëve që të vijnë në Kosovë sepse vendi ynë ka potencial dhe parakushte optimale për zhvillimin e projekteve, sidomos nga fusha e teknologjisë
informative por edhe në sektorë tjerë, tha ajo.
Në margjina të konferencës, ministrja Bajrami po zhvillon takime bilaterale me udhëheqës të lartë institucionesh dhe biznesesh të rëndësishme ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump ‘bëhet pishman’: Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë – kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët