Sot në drekë 2.000 të burgosur do të fillojnë protesta në burgun e ''Idrizovës'' në Shkup. Të njejtës iniciativë i bashkangjiten edhe të burgosur nga Shtipi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të burgosurit do të protestojnë për 24 orë në oborrin e burgut ndërsa familjarët e tyre do t'i mbështesin nga jashtë.


Kjo protestë vjen pasi kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov refuzoi që të fal edhe ata në grupën e 56 faljeve për politikanët.

Të burgosurit do të mbështesin nga burgu edhe ''Revolucionin Laraman''./Telegrafi/