Sot (e enjte) në të gjithë botën është kremtuar festa e gruas.

Njerëz nga e gjithë bota kanë uruar nënat, të dashurat apo bashkëshortet e tyre për këtë festë.


Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka vendosur që në një ditë si kjo, përveç urimit për femrat, të bëjë edhe një apel interesant për meshkujt.

"Sot është dita e gruas, por në një ditë kaq të veçantë dua t'i bëj një apel të gjithë meshkujve: Nëse doni të jetoni një jetë të lumtur, bëni të lumtur gruan tuaj dhe lumturia do të iu përgjigjet", ka shkruar këngëtarja Ikonomi.

Ndryshe, ajo vazhdon të jetë e angazhuar në projekte të ndryshme, ku njëri ndër ta është edhe emisioni "Me Marizën", të cilin ajo e udhëheq.

Ndërkohë, paraqitja e saj e fundit ishte në Festivalin e Këngës në RTSH, me këngën "Unë", ku pati një paraqitje mjaft të suksesshme. /Telegrafi/