Live Veriu ne Kuvend
Zhvillimet në veri – gjithçka nga seanca dhe përplasjet ndërmjet kryeministrit Kurti dhe deputetëve opozitarë
Përditesuar 02/06/2023 07:56
Situata në veri për të gjashtën ditë me radhë vazhdon të jetë e tensionuar, pasi kryetarët e zgjedhur të tri komunave në veri nisën punën e tyre.
Ditët e fundit është shtuar presioni i ndërkombëtarëve për tejkalimin e krizës, duke kërkuar edhe zgjedhje të reja, gjersa sot në ditën e gjashtë të situatës së tensionuar deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë debatuar për situatën atje.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës pati përplasje në mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetë opozitarë.
Deputetët gjatë seancës kritikuan Kurtin për qasjen në veri dhe qasjen me miqtë ndërkombëtarë, gjersa Kurti para deputetëve bëri publike listën me emra të personave dhe grupeve kriminale që kanë përdorë dhunë gjatë protestave në veri. /Telegrafi/
Tahiri pyet Kurtin: Me kë je koordinuar?
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk e ka informuar as presidenten dhe kuvendin për veprimet që ka ndërmarrë në veri. Ai e ka pyetur shefin e ekzekutivit se me kë është koordinuar për të njëjtat, duke i shtuar se ka shkelur edhe dokumentin e strategjisë për siguri kombëtare.
Në debatin parlamentar për situatën në veri, Tahiri shtoi se Policia e Kosovës është përballë bandave kriminale të Aleksandër Vuçiqit, policët të cilët sipas tij, janë vendosur në lajthitje nga kjo qeveri.
“Në emër të AAK-së dua t’i paraqes tri qëndrime tona, e para lidhet me humbjen dhe dobësimin e sovranitetit të Kosovës në atë pjesë të vendit. E dyta lidhet drejtpërdrejt me rrezikimin e subjektivitetit tonë shtetëror dhe dëmtimit të marrëdhënieve me aleatët tanë perëndimor, në veçanti me Amerikën. Dhe e treta, pak për qëndrimin e AAK-së dhe rrëshqitjen e kësaj qeverie nga një demokraci liberale në një diktaturë të paparë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Tahiri.
Teksa ka përmendur sovranitetin, Tahiri ka komentuar dokumentin e ‘strategjisë kombëtare për siguri kombëtare’, ku tha se thuhet se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial realizohet në koordinim të plotë me praninë e trupave ushtarake të NATO-s.
“Pyetja jem për Albin Kurtin është: me kë vëlla je koordinuar? Me kon ke fol kur i madh e i vogël prej partnerëve tanë strategjikë të ka dalë kundër? I madh e i vogël të kanë thënë ‘ki kujdes se je tu hi në një fushëbetejë ku e dëmton vendin tënd’. Ti je ai që e ke shkel dokumentin që e ke miratuar vet, e në faqe të parë është nënshkrimi yt, qe ku e ki. Ke vendos pa u konsultuar me askënd dhe këtu e kam fjalën për ju deputetë të LVV-së. Ky njeri, vendimmarrjen e ka të përqendruar në tre njerëz, krejt çka merrni vesh ju edhe ne edhe populli i Kosovës se çka duhet të ndodhë në veri për mbrojtjen e sovranitetit e merrni vesh prej mediave. Nuk e ka informuar presidenten, nuk e ka informuar kuvendin, nuk e ka mbajtur Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, ka shtuar ai.
Kurti: Nuk largohet Policia nga veriu derisa jashtë komunave ka grupe kriminale
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke vazhduar diskutimet në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit në veri.
Kryeministri para deputetëve tha se nuk mund të largohet Policia e Kosovës nga veriu, derisa ka banda kriminale jashtë komunave në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, transmeton Telegrafi.
“Sa i përket komunave të veri të Kosovës, Policia e Republikës së Kosovës është në ndërtesat e komunës për shkak se jashtë ka banda kriminale, unë jam për një situatë normale, ku edhe nëpër komunat në veri nuk ka më shumë policë së komunat tjera, por ka punë që të arrihet ajo”, tha ndër tjera ai.
Kryeministri tha se ekstremistët kriminel po gjenden në veri dhe se e vetmja zgjidhje është të largohen ata ose të arrestohen.
“Një herë duhet të largohen për në Serbi ose të arrestohen në Kosovë, ata ekstreminist kriminel, të strukturave ilegale, pra duhet njëherë të largohen ose të burgosen e vetëm më pastaj ne mund ta konsiderojmë zvogëlimin e policëve nëpër komuna, kjo është e rëndësishme. E dyta, kam theksuar në disa intervista që po të ishte proteste paqësore e qytetarëve që duan zgjedhje të parakohshme se legjitimiteti na paska qenë i ulët në këto zgjedhje, jo që i kisha dëgju por i kisha mirëkuptu, por protestat me thirrje “vrite, vrite” ku sulmohen ushtarët e NATO-s, Policia dhe gazetarët këtu nuk ka tolerim”, tha ndër tjera ai.
Gashi: Ta ruajmë Kosovën nga budallakia e kryeministrit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën e sotme për gjendjen në veri të vendit, ka bërë thirrje që Kosova të ruhet nga Rusia, Serbia dhe siç u shpreh “budallakia”, e kryeministrit.
Ai tha se tensionet në veri janë në favor të Rusisë dhe Serbisë.
“Tensionet në veri janë në favor të Serbisë dhe Rusisë, Kosova e meriton kthimin e sovranitetit në veri Kosova e arrin këtë vetëm me aleatët e saj. Ta ruajmë Kosovën nga spektaklet popullsitë sepse është atdheu ynë ta ruajmë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe budallakia e kryeministrit. Kosova nuk i ka borxh askujt”, tha ai.
Teksa Gashi e ka quajtur skandaloz fjalorin e Kurtit karshi sekretarit amerikan, Antony Blinken, deklaroi se në rrafshin ndërkombëtar Kurti vetëm po mashtron dhe po dëmton raportet e Kosovës me aleatët e saj.
“Në rrafshin ndërkombëtar dhe në krejt këtë rrugëtim kryeministri mashtron, dëmton raportet e Kosovës me aleatët e saj, çfarë rezultati është ky. Ky veç rezultat i mirë nuk mund të quhet. Çdo krizë e ka ushqyer e ka përdorur për interes të pushtetit pavarësisht dëmit që ia ka shkaktuar shtetit. Tani çka e keni ndërmend t’u ofrosh kundërshtarëve të shtetit të Kosovës. Deri ku shkon ti a jeni të vetëdijshëm se pasuria më e madhe e Kosovës është raport me SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë“, tha ai.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi vlerësoi se qeveria Kurti po e përmbush objektivin e Serbisë për largimin e Kosovës nga aleatët e saj.
Tahiri: Skandaloz, mesazhi i kryeministrit për bandat kriminale në veri
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e konsideron të papranueshme qasjen e kryeministrit ndaj ndërkombëtarëve. Sipas tij, Albin Kurti po i sfidon Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çështje të sigurisë, pikërisht siç tha ai, aty ku Kosova ka ndjeshmërinë më të madhe. Më tej, Tahiri e ka quajtur skandaloze edhe mesazhin e shefit të ekzekutivit për bandat kriminale në veri.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri tha se tash e sa ditë Kosova është në ballinat të gazetave ndërkombëtare për eskalim të situatës.
“Ku e merr guximin kryeministri i Kosovës me quajt naiv-politikën e jashtme të presidentit Biden? Ky na përfaqëson të gjithëve, ky është kryeministri i vendit, nuk është thjesht Albin Kurti i opozitës. Prandaj, është e papranueshme more, është e papranueshme sot me pas vendin tonë, Republikën e Kosovës, tash në këto momente kur po flasim i ki lajmet e fundit në FOX News, dje i ke pas në CNN për dëmtimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pse? Sepse Kosova po i sfidon Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çështje të sigurisë, aty ku është më e ndjeshmja”, ka deklaruar Tahiri.
Në seancë plenare, Tahiri ka shtuar se penalizimi i Kosovës për pjesëmarrje në “Defender Europe 23”, është e papranueshme.
Tutje, Tahiri ka theksuar se kryeministri po i përmend me emra bandat kriminale, por të njëjtit nuk janë në burg.
Abdixhiku: Kosova po humb aleatët dhe sovranitetin si pasojë e Kurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri.
Ai në seancën e sotme të Kuvendit, tha se Kosova ka gjasa të humb aleatët dhe sovranitetin si pasojë e politikës së gabuar të kryeministrit Kurti.
Sipas tij, Kosova ka përfunduar e përballur me tension dhe paaftësi për të ushtruar detyrat bazike kushtetuese të kryetarëve të zgjedhur.
“Në një situatë të pamenduar më parë të paprecedent dhe të rrallë, Kosova ende vazhdon të sulmohet prej bandave, ndërsa kryeministri i Kosovës është në sulm fatkeq ndaj miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtar. Si rrjedhojë Kosova ka përfunduar e përballur me tension dhe paaftësi për të ushtruar detyrat bazike kushtetuese të kryetarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike në veri, por ka përfunduar edhe me dënim, sanksione dhe penalizmi ndërkombëtar në përmasa të papara ndonjëherë më parë. Këto reagime të sekretarit Blinken, të Bashkimit Evropian, të NATO-s dhe shteteve më mike të Kosovës kundër shtetit tonë në një kauzë të drejt janë si pasojë e keq veprimeve diplomatike dhe strategjike të një njeriu të vetëm, atij që sot e mban postin e kryeministrit të Kosovës…”, ka thënë Abdixhiku.
Kurti publikon emrat e personave dhe grupeve kriminale të përfshirë në protestën e dhunshme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar sot në Kuvendin e Kosovës emrat e personave dhe të organizatave kriminale të cilët kanë marr pjesë në protestën e dhunshme në veri.
Ai tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se për gjendjen deklarata e sakta dhe të vërtetja janë ato të organeve të sigurisë së Kosovës.
“Rolin kryesor në organizmin e protestave në terren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të ashtuquajtur ‘Mbrojtja civile’ dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës ku është parë prezencë e madhe e tyre në terren.
Këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre neve na kanë shërbyer që të bëjmë identifikime të vlefshme”, tha ai.
Për më shumë rreth emrave të personave dhe grupeve kriminale kliko këtu:
Krasniqi: Kurti e krijon krizën pastaj tërhiqet, e degradon Kosovën për nja pesë hapa mbrapa
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh deputeti, Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për veprimet e fundit të ndërmarra në veri të vendit.
Krasniqi gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kurti ka shtruar rrugën për autonomi politike për serbët në pjesën veriore të vendit.
Sipas tij, veprimet e Kurtit e kanë sjellë Kosovën në një krizë duke e kthyer vendin mbrapa.
Krasniqi tha se kjo s’është kriza e parë e krijuar nga kryeministri i vendit, Kurti.
“Ne po jetojmë nga kriza në krizë. Në raport me partnerët kryesorë të Kosovës, ne kemi vetëm telashe. Vetëm kriza. Që nga viti i kaluar. Nuk funksionon aleanca kështu. Nuk funksionon një shtet i pavarur që dëshiron me pas një perspektivë euro-atlantike. Sepse, rrezikohet kjo perspektivë. Sanksionet ndaj Kosovës janë shqetësim për çdo qytetar. Nuk jemi më sovran kur na përjashton NATO nga ushtrimet ushtarake të saj. Nuk mund të reduktohet sovraniteti prej një njeriu i cili instition me hy në tri zyre të caktuara”, theksoi Krasniqi.
Kurti para deputetëve: Autor i situatës së tensionuar në veri është Beogradi, kemi foto e video
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë zgjedhjet në veri të vendit ishin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe se autor e situatës së krijuar atje është Beogradi.
Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për situatën e tensionuar në veri të vendit, ka thënë se ka pasur shume reagime për pranin e Policisë së Kosovë në veri të vendit, e që siç tha ai policia ka ushtruar veprimtarinë e saj brenda territorit të vet.
Kryeministri i vendit po ashtu foli edhe për dorëheqjen e Listës serbe nga institucionet e vendit, raporton Telegrafi.
Ai potencoi se për grupet kriminale dhe Listën serbe nuk janë të rëndësishme ndërtesat, por prania e kryetarëve të rinj në këto ndërtesa.
Kryeministri, gjithashtu theksoi se si qeveri kanë shumë dëshmi për ato banda kriminale që krijuan tensionim të situatës në veri.
Kurti theksoi se autor i kësaj situate të krijuar në veri është Beogradi.
Ai po ashtu tha që do duhej të mbështeteshin kryetarët e rinj deri në zgjedhjet e ardhme, e që siç tha ai kjo deklaratë mungonte.
“Ne kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur asnjë befasi, pasi ky ka qenë një proces me shumë hallka, pasi kryetari ka shku me çantë në vendin e tij të punës. Unë nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale, fashist e paramilitarë…jam i vetëdijshëm, që jo të gjithë ata që po marrin pjesë në grumbullimin para objekteve janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të kërcënimit nga Beogradi, janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: kategoria e mbrojtjes civile, janë ata nga administrata publike, të cilët po nuk dolën në protesta humbin pagat se vendin e punës…, dhe e treta janë grupet e Radojiqiqave dhe Veselinoviqave, të cilët u japin ditë pushimi punëtorëve me kusht që të marrin pjesë në protestë të dhunshme”, tha ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/
Kurti prezanton qëndrimin për veriun para deputetëve
Kuvendi i Kosovës po debaton sot për situatën në veri, ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti.
Ai para deputetëve të Kuvendit po prezanton qëndrimin e tij për situatën pas tensionimit në veri.
Ndryshe, Bashkimi Evropian ka paraqitur tri kërkesa për tejkalimin e situatës, duke përfshirë edhe kërkesën për zgjedhje të reja në komunat në veri.
Gashi: Situata në veri dhe raportet me SHBA-në, temat për të cilat e kemi ftuar Kurtin të raportojë
Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kërkesën për debat parlamentar lidhur me situatën në veri e kanë bërë me propozim të Kryesisë së Kuvendit.
Ai tha se kanë kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë për gjendjen në veri të Kosovës dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pra këto janë dy temat për të cilat e kemi ftuar kryeministrin të raportojë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtu104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët