Ditën e sotme (e shtunë) feston ditëlindjen rap-artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj.
I lindur më 16 korrik të vitit 1981, këngëtari i famshëm i estradës mbush plot 41 vite jetë.
Krahas miqve e fansave në këtë ditë nuk ka munguar një urim i veçantë as nga partnerja e tij, artistja Eni Koçi.
Kjo e fundit e ka falënderuar për gjithë vitet e tyre së bashku dhe që ia ka bërë jetën më të bukur gjatë kësaj kohe.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Faleminderit për gjithçka që bën për ta bërë jetën time të mrekullueshme. Ti je shoku im më i mirë, shpirti im binjak dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Çdo hap që eci dhe çdo moment që jetoj…dua të jem përgjithmonë me ty”, u shpreh 26-vjeçarja.
“Faleminderit që ma ka vjedhur zemrën. Të dua”, ka vazhduar më tej ajo.
Çifti janë të martuar që disa vite, gjersa po presin edhe një fëmijë bashkë. /Telegrafi/