Këngëtarja e njohur nga Shkodra, Arilena Ara, feston sot (e diel) ditëlindjen e 24-të.
Ajo në këtë ditë speciale mori urime të shumta nga miqtë, familjarët e po ashtu edhe nga fansat.
Një dedikim i veçantë nuk mungoi as nga partneri i saj, njëherësh menaxheri i artistes, Popi Kola.
Ky i fundit ka shpërndarë disa fotografi në Instagram teksa ka zgjedhur edhe fjalët më të bukura për të dashurën.
“Shkëlqimi i syve të tu, është përjetësisht dobësia dhe forca ime më e madhe”, ka thënë ai.
“Urime ditëlindjen Kido, dritë e syrit tim”, vazhdoi më tej Kola.
Çifti janë në lidhje prej disa vitesh përfshirë këtu edhe bashkëpunimin e tyre profesional. /Telegrafi/