LAJMI I FUNDIT:

Në botën e ëndrrave

Në botën e ëndrrave

Meshkujt ëndërrojnë aventurën, femrat situata reale. Ky ndryshim respektohet edhe në fëmijëri.

Emocionet, dëshirat, simpatitë përkthehen si vizione ëndrrash të lidhura para së gjithash me seksin, moshën dhe personalitetin, transmeton Telegrafi.

Çdo natë në ëndrrat tona dalim nga sjelljet e përditshme për t’u shndërruar në personazhet më fantastikë. Mund të ndryshojmë rol, profesion, moshë, identitet madje edhe seks.

Nuk ka asgjë të keqe në këtë: “transformimi” është mënyra e tërthortë nëpërmjet së cilës e pandërgjegjshmja transmeton frikën, pasiguritë, dëshirat dhe fantazitë.


* Ëndrrat mund të jenë ekstravagante apo të zakonshme. E vetmja gjë e rëndësishme është të mos i marrim siç janë: pas imazhit më të drejtpërdrejtë fshihet gjithnjë një kuptim i dytë dhe për fat të keq përkthimi nuk është i drejtpërdrejtë, veçse për një tip të limituar simbolesh.

* Analizat e mijëra ëndrrave, megjithatë kanë bërë të mundur të individualizohen skemat që duhen. Këto “kopje” janë të lidhura para së gjithash me seksin të cilit i përkasin, moshën dhe personalitetin e ëndërruesit. Edhe ngjarjet më të, rëndësishme, të jetës tentojnë t’i japin formë “skenarëve” që mund të përjetojmë, me disa variacione në ëndrrat e të gjithëve.

Mashkullore dhe femërore

Seksi përkatës është faktori i parë që influencon në mënyrën se si ëndërrohet. Kështu mund të ndajmë karakteristikat tipike të ëndrrave të grave dhe të tjera të përbashkëta me eksperiencën ëndërruese të burrave.

Dy botët e ndryshme ëndërruese janë të influencuara në një pjesë nga karakteristikat biologjike (hormonet, ndryshimet neurologjike dhe anatomike) dhe në një pjesë nga kultura tipike e njërit apo e tjetrit seks (sensibiliteti më i madh dhe aftësia më e madhe komunikuese e grave; emancipim i më i madh nga familja, e burrit…).

Po le të shohim më të detajuara ndryshimet:

Ëndrrat e saj

Gruaja është pothuajse gjithnjë protagoniste e ëndrrave të saj dhe me vështirësi ëndërron një qenie tjetër apo e bën një personazh themelor të fantazive të saj ëndërruese.

* Pranë saj sheh persona të njohur, familjarë. Edhe kur ëndërron aventurën e ndaluar është më e lehtë që imazhet të jenë psh, partneri i saj, fqinji…, pra jo një fare i panjohur.

* Në përgjithësi përqindja e burrave dhe e grave në fantazitë ëndërruese është ekuivalente. Raportet me ta janë të qeta dhe miqësore. Vetëm rrallë takimet degjenerojnë në zënie dhe agresione fizike.

* Një nga aktivitetet më të zakonshme për gratë në ëndërr është të folurit.

* Ambienti në të cilin zhvillohet ëndrra është zakonisht i njohur. Mund të jetë shtëpia, ose një vend të cilin jemi mësuar ta frekuentojmë, ose një qytet në të cilin shkohet zakonisht.

* Ashtu sikurse ndodh në realitet, edhe në ëndrra gratë janë më të vëmendshme ndaj veçorive, si psh fytyrën e personave, format dhe ngjyrën e veshjeve. Perceptojnë dhe kujtojnë aromat, ngjyrat, shijet.

* Janë pastaj momente të veçanta në të cilët bëhen edhe më të vëmendshme dhe të ndjeshme, si psh, në fazën e ciklit kur shfaqen menstruacionet, ose gjatë shtatzënisë. Ëndrrat rezultojnë më të gjalla, dhe përmbajtja e tyre bëhet më e detajuar.

Gratë ëndërrojnë shpesh ambiente të mbyllura dhe janë shumë të shpeshta referimet e ujit: kështu mund të imagjinojnë sikur gjenden në një vaskë apo në një pishinë, ose sikur shohin ujin që rrjedh apo të shkumëzojë në një ujëvarë. Ndryshon perceptimi i vetë trupit që, duket se rritet apo zvogëlohet.

Ëndrrat e tij

Burri ëndërron më shpesh sesa gratë sikur ndërron personalitet dhe transformohet në një hero të guximshëm, ndoshta duke huazuar karakteristikat e personazheve të filmave të aksionit, kronikës së zezë.

* Nëse personazhi i zgjedhur është shumë rebel mund deri edhe të zgjidhet të mos e interpretojë personalisht as në ëndërr dhe të kalojë në një rol të vogël, duke e lënë të “keqin” të veprojë si protagonist, ndoshta duke i huazuar pamjen e një miku apo të një vëllai.

* Personazhet e tjera që popullojnë ëndrrat e meshkujve janë pak, dhe në pjesën më ta madhe meshkuj. Gratë e pakta prezente nuk janë domosdoshmërish të njohura.

Përkundrazi, një konstante e ëndrrave erotike (më të shpeshta tek burrat sesa tek gratë), është ajo e pasjes së një partnereje që nuk e ke parë kurrë më parë.

* Në fantazitë e ëndrrave janë të shpeshta ndeshjet fizike dhe ngushëllimi me dhunën. Kundërshtarët e ëndërruesit janë shpesh të panjohur.

* Në përgjithësi ëndrra e tyre është më e populluar dhe më e pasur se e femrave, por mashkulli në zgjim kujton shumë pak detaje.

* Veprimi zhvillohet në hapësira të jashtme dhe në vende jo precize. Vendi më i zakonshëm ndaj të cilit referohen është vendi i punës (ndodh shpesh që burri të ëndërrojë shefin, kolegët, një tratativë të rëndësishme ose në ëndërr t’i referohet parave që, edhe pse, çuditërisht ëndërron sikur gjen apo mbledh para të vogla metalike dhe pothuajse kurrë kartëmonedha.

Fantazitë erotike

* Ndryshimi i parë mes ëndrrave erotike të atij dhe asaj është në faktin se meshkujt kanë partnere ëndrre të panjohura, gratë, përkundrazi, takojnë persona realë.

* Meshkujt pastaj, veprojnë për “kompensim”. Përballë një vështirësie apo një dështimi janë të predispozuar të ëndërrojnë situata siguruese apo ngushëlluese.

* Gratë, përkundrazi e prezantojmë në mënyrë më direkte shqetësimin e tyre. Edhe ëndërrimi i një tradhtie, më shumë se fantazi. tek femrat është shpesh sinjal i një momenti vështirësie në jetën e çiftit.

Roli i moshës

Edhe mosha luan një rol të rëndësishëm në mënyrën si ëndërrohet dhe në temat e ëndrrave. Zakonisht ëndrrat e fëmijërisë janë më të shkurtra dhe ndjekin një vijë të drejtë, krahasimisht me ato të moshës së rritur, megjithëse në vetvete shpesh përfytyrimet janë indirekte.

* Ndryshimi mes ëndrrave të meshkujve dhe atyre të femrave ekziston edhe në moshën e fëmijërisë. Ëndrrat e djelmoshave janë më me gjallëri. me takime dhe aventura, ndërsa ato të vogëlusheve janë më paqësore edhe pse janë më të shpeshta makthet (mes më të shumtave janë: sikur ndiqen, sikur bien në boshllëk, sikur humbin një person të dashur).

* Në ëndrrat e fëmijëve të vegjël shpesh gjejmë si personazhe edhe kafshët: djemtë ëndërrojnë zakonisht kafshë të mëdha (arinj, ujqër, luanë) me të cilët duhet të ndeshen; moshataret e tyre ëndërrojnë gjitarë dhe kafshë më të vogla (sidomos macet dhe minjtë). Si meshkujt dhe femrat ëndërrojnë kafshë “të neveritshme” si insekte dhe gjarpërinj.

* Në adoleshencë temat bëhen më “të pjekura” dhe ëndrrat bëhen më komplekse: vajzat fillojnë të ëndërrojnë vetveten në një raport me dikë tjetër (një mësues, një të dashur); ndërsa djelmoshat e rinj, më shpesh shihen vetëm, në situata aventurore: ëndërrojnë sikur ndeshen apo sikur sulmohen.

Sa vlerë kanë rastet e jetuara

Mbi ëndrrat kanë një influencë të madhe edhe ngjarjet e rëndësishme të jetës së secilit, sidomos nëse janë dramatike apo që sjellin ndryshime të mëdha në zakonet e përditshme. Trauma, aksidente, vdekje, martesa, divorce dhe ngjarje të tjera veçanërisht intensive prezantohen në një mënyrë tipike në ëndrrat tona.

* Një statistikë ka treguar se ëndrrat e njerëzve të martuar janë më të qeta dhe “miqësore” krahasuar me ato të personave që përballojnë një ndarje (që i kanë më të mbushura me makthe dhe imazhe kërcënuese) .

* Pas humbjes së një personi të dashur, ndodh shpesh që ta ëndërrojmë çdo natë për javë të tëra. Edhe një aksident në të cilën kemi qenë protagonistë mund të zërë vend në përfytyrime të ngjashme dhe të prezantohen si një tmerr i vazhdueshëm.

* Në rastin e sëmundjeve fizike mund të ëndërrohet një shqetësim akoma më parë se të manifestohet, transmeton Telegrafi.

Fjalët për t’i treguar

Jo të gjithë ëndërrojmë në të njëjtën mënyrë. Imagjinata jonë ëndërruese mund të jetë pak a shumë e gjallë, emocionuese, e detajuar dhe emocionuese.

Edhe saktësia e kujtimeve është e ndryshme: ka që kur zgjohen arrijnë të kujtojnë në mënyrë perfekte ëndrrat, ka qe kujtojnë vetëm copëza. Pikërisht për këtë tregimet janë pak a shumë të artikuluara.

* Shprehja më e përdorur në mënyrë absolute kur tregojmë një ëndërr është “në një farë pike”. Kjo ndodh sepse në ëndërr humbim sensi, e kohës dhe të hapësirës. Për të njëjtin motiv, foljet janë të shprehura zakonisht në kohën e pakryer (“ndodhesha në makinë … “) ose duke kaluar në të kryerën e plotë (kisha dalluar diçka të çuditshme…”).

* Një analizë statistike e termave dhe shprehjeve më të përdorura për të treguar ëndrrat ka zbuluar se djemtë dhe burrat tentojnë të përdorin më shumë fjali dhe fjalë që të çojnë në instinktet e tyre agresive apo seksuale.

* Gjatë fazës menstruale, gratë janë më të kujdesshme dhe të sakta në përshkrimin e emocioneve dhe ndjenjave. Duket se kjo i detyrohet faktit që variacioni hormonal i bën më të ndjeshme ndaj shprehjes me fjalë, dhe më perceptuese ndaj ndjenjave të të pandërgjegjshmes së tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori