LAJMI I FUNDIT:

Në Australi do të vriten më shumë se 10 mijë deve, sepse po pinë shumë ujë

Në Australi do të vriten më shumë se 10 mijë deve, sepse po pinë shumë ujë

Deri në 10,000 deve të egra raportohet se do të pushkatohen në pjesë të shkatërruara nga thatësira në Australinë Jugore pasi shkaktuan shkatërrim në komunitetet lokale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, snajperistë profesionistë në helikopterë do të fillojnë një operacion të madh të mërkurën në një përpjekje për të kontrolluar numrin e madh të kafshëve që tejkalojnë rajonin e largët veriperëndimor të shtetit.

Pleqtë indigjenë në tokat Anangu Pitjantjatjara Yankunytjatjara (APY) thuhet se kanë aprovuar aksionin, duke pretenduar se kafshët ishin “duke shkaktuar shkatërrim në komunitetet lokale” ndërsa po kërkonin ujin në mungesë.


Gjithashtu është bërë e ditur se vendasit janë ankuar se kafshët kanë hyrë në bashkësi dhe po bëjnë kërdi pasi kërkojnë ndonjë burim të disponueshëm uji, përfshirë çezmat dhe rezervuarët.

Devetë po vriten gjithashtu për shkak të shqetësimeve në lidhje me emetimet e gazrave serë, pasi ato lëshojnë metan ekuivalent me një ton dioksid karboni në vit.

Ekspertët vlerësojnë aktualisht se ka më shumë se 1.2 milion deve të egra në Australi, me shumë që jetojnë në qendër të vendit.

Ato mendohet se po migronin larg kushteve të thata në Nullarbor dhe Goldfields në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur ushqim dhe ujë.

Devetë u futën në Australi nga India dhe Afganistani gjatë shekullit të 19-të, dhe u përdorën për transport dhe ndërtim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori