LAJMI I FUNDIT:

Në arkivin e PSP-së nuk gjendet dorëheqja e Katica Janevës

Në arkivin e PSP-së nuk gjendet dorëheqja e Katica Janevës

Në arkivin e Prokurorisë Speciale Publike, shefja në paraburgim nuk e ka dorëzuar dorëheqjen, konfirmojnë prej atje për “A1on”.

Më herët edhe kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Kole Shterjev, konfirmoi se Janeva nuk e ka dorëzuar dorëheqjen as në Këshill.

Janeva më 15 korrik kur u hapen hetimet për rastin “Haraçi” nëpërmes faqes së internetit të Prokurorisë deklaroi se ka dhënë dorëheqje nga funksioni, e cila do të jetë aktive kur do të dakordohen partitë për ligjin e ri.


Jep dorëheqje Katica Janeva
Lexo po ashtu Jep dorëheqje Katica Janeva

“Jap dorëheqje e cila do të jetë aktive atëherë kur partitë politike do të dakordohen për zgjidhjen e ligjit të ri dhe do të zgjedhin pasuesin tim”, thuhet në deklaratën e Janevës./Telegrafi/