LAJMI I FUNDIT:

Në aksionin e policisë në Prishtinë u arrestuan dy shtetas të Malit të Zi

Në aksionin e policisë në Prishtinë u arrestuan dy shtetas të Malit të Zi

Mediat malazeze njoftojnë se në operacionin e sotëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Prishtinë janë arrestuar dy shtetas të Malit të Zi, të kërkuar përmes INTERPOL-it për vepra të ndryshme penale.

Sipas “fosmedia.me”, në këtë operacion Policia e Kosovës ka arrestuar Mario M. (38) nga Podgorica, i cili bashkë me I.M. dhe V.V. dyshohen për kryerjen e veprës penale – vrasje e rëndë, transmeton Kallxo.com.  Bëhet fjalë për vrasjen e Radomir Gjuriqkoviqit më 10 tetor 2016 në Cetinjë.

Përfundon operacioni policor në Prishtinë: Arrestohen tre të huaj dhe një kosovar, dyshohen për vrasje
Lexo po ashtu Përfundon operacioni policor në Prishtinë: Arrestohen tre të huaj dhe një kosovar, dyshohen për vrasje

Gjatë arrestimit të Mario M. është kapur edhe Gjorgje P. (31), i cili ishte arratisur nga një spital, ndërkohë që ishte duke vuajtur një dënim me burg për veprat penale të rrëmbimit e zhvatjes.


Siç raportojnë mediat malazeze aksioni i Policisë së Kosovës është kryer në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi.