LAJMI I FUNDIT:

Në 38-vjetorin e rënies, Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës

Në 38-vjetorin e rënies, Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës

 Në 38- vjetorin e rënies, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjet e dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në Gjilan.

Në familjet Mala dhe Berisha kryeministri Kurti ka rikujtuar veprimtarinë patriotike dhe heroizmin e dy dëshmorëve, të cilët u vranë duke luftuar në një shtetrrethim të hekurt nga forcat serbe të policisë, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, më 11 janar të vitit 1984.

Kryeministri Kurti tha se veprimtaria e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës frymëzon e inspiron secilin brez shqiptarësh, jo më pak se rënia e tyre heroike.


“Liria kombëtare dhe drejtësia shoqërore u bënë bashkë te këta dy heronj të pavdekshëm, me jetën dhe vdekjen e tyre”, tha ai.

Lagja ku luftuan këta dy heronj mori emrin Kodra e Trimave. “E sakrifica e tyre u bë flakë e janarit që vazhdon të ndriçojë rrugën tonë”, tha kryeministri Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori