LAJMI I FUNDIT:

Kurti bëri homazhe në 24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Kurti bëri homazhe në 24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Në 24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te shtatorja e tyre në Drenas.

Më 22 shtator 1998, bashkë me luftëtarë të tjerë të UÇK-së, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci u përballën disa orë rresht me njësite të tëra serbe në Gradinë, ku të dy bashkë ranë dëshmorë duke luftuar përballë trupave serbe. Atë ditë, bashkë me ta ranë dëshmorë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

“Që nga vitet ’80-të e tutje, emri i Fehmi Lladrovcit haset kudo ku kishte veprimtari politike dhe ushtarake për çlirimin e Kosovës nga Serbia.


Por ashtu siç emri i Azem Galicës rëndom përmendet bashkë me emrin e gruas së tij Shotës, edhe emri i Fehmi Lladrovcit është bërë i pashqitshëm nga emri i gruas së tij Xhevë Krasniqit, ka thënë Kryeministri.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, janë ndër figurat kyçe të organizimit dhe ngritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si të tillë, bashkërisht, ata janë bërë pjesë e historisë moderne të Kosovës, asaj historie që ata e kanë bërë dje, kurse neve na takon ta kujtojmë e shkruajmë sot”, ka theksuar ai.

Në këtë përvjetor, Kryeministri Kurti nderoi kujtimin e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit, Shefqet Zekës dhe të gjithë dëshmorëve që ranë në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Politikë
Kalo në kategori