Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka thënë se Kushtetua është dinjiteti i shtetit tonë, prandaj duhet të jetë e qartë se vetëm duke e respektuar atë, do të respektohet dinjiteti e vetvetes.
Veseli tha se ka koinciduar që data e Kushtetutës, 9 prilli 2008, të jetë edhe data e thyerjes së kufirit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në prillin e vitit 1999.
“Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, djemtë dhe vajzat më të mirë të këtij vendi që ndryshuan epokat. Ëndrra jonë për liri nuk ishte vetëm ëndërr për ta larguar Serbinë përgjithmonë nga Kosova. Ishte po ashtu ëndërr për të ndërtuar një shtet të pavarur, sovran dhe të bazuar në vlerat më të lartë të demokracive perëndimore.
Kushtetuta e Kosovës, në vlerat dhe parimet e saj, sublimon këtë ëndërr të madhe, tanimë të bërë realitet”, theksoi Veseli.
Kreu i Kuvendit tha se Kushtetua e Republikës së Kosovës është dinjiteti i shtetit tonë, prandaj, tha ai, duhet ta kemi të qartë se vetëm duke e respektuar këtë kushtetutë, do ta respektojmë dinjitetin e vetvetes.
“Sundimi i ligjit është parimi themelor, pa të cilin nuk mund të ecim përpara në përmbushjen e vizionit që kemi për shtetin, e as ta mbajmë Kosovën si një vend të shpresës, të perspektivës për të rinjtë e saj dhe për të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Sundimi i ligjit është substancë jetike e vetë qenies sonë si Komb. Kemi arritur suksese deri tani dhe mund t’i shënojmë ato me krenari. Por, në rrethanat tona, duhet të bëjmë edhe më shumë, edhe më mire, edhe më drejt se çdo shtet tjetër. Sepse, çmimi që dhamë dje dhe synimi që kemi sot janë të mjaftueshme për ta kërkuar këtë”, tha Veseli.
Duke folur për sfidat aktuale të shtetit të Kosovës, kryeparlamentari Veseli theksoi se praktikat më të mira të zhvillimeve të hovshme ekonomike në botë – kanë provuar suksesin vetëm kur janë përmbushur kriteret themelore të shtetit ligjor.
“Kosova e ka të domosdoshme këtë. E ka të domosdoshme për t’i ikur edhe rrëshqitjes së madhe demografike që ka pushtuar tanimë shumicën e vendeve dhe popullatave në Evropën Juglindore, kur vendet e zhvilluara ekonomike përvetësojnë fuqinë e tyre të kualifikuar punëtore. Kosova mund ta mbrojë vetën dhe t’i rrisë këto kapacitete me politika të mençura ekonomike, dhe mbi të gjitha – me sundim të ligjit. Rrugëtimi i Kosovës drejt qëllimeve të saj nuk është ndalur dhe as nuk do të ndalet. Sfidat janë të mëdha, por edhe mundësitë tona për t’i kapërcyer ato janë edhe më të mëdha”, tha Veseli, duke shtuar se tani urgjentisht duhet fokusuar te agjenda ekonomike, injorimi i së cilës, siç tha ai, është duke na kushtuar shumë.
“Na duhen statistikat e rezultateve konkrete në ndëshkimin e abuzuesve. Ministria e Drejtësisë është duke punuar në një agjendë konkrete ligjore, por kjo nuk është vetëm punë e një ministrie. Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës ka veç një titullar: popullin e saj. Kjo është fryma e kushtetutës sonë. Është vetë e ardhmja jonë”, tha Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame