Qeveria do të ndryshojë ligjin për pensionet e veteranëve të UÇK-së, duke qenë se s’mund të përballojë pensionet e përmuajshme të 28,000 ish-luftëtarëve – më shumë nga sa ishte përllogaritur më parë.
Kosova po rimendon si të reformojë skemën e pensioneve për veteranët e luftës për të trajtuar koston e lartë, pasi iu kërkua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ta trajtojë këtë problem, thanë për BIRN zyrtarët në Prishtinë.
Numri më i madh se sa pritej i veteranëve të certifikuar të luftës, së bashku me pagesat për personat me aftësi të kufizuara të shkaktuara gjatë luftës, është caktuar për ta rritur shpenzimin në nivele të paqëndrueshme, sipas FMN-së.
“Pa reforma, shpenzimi për skemat që kanë lidhje me luftën mund të arrijë në më shumë se 100 milionë euro në vit, që është dukshëm më shumë nga sa mund të përballojë Kosova,” tha FMN në një deklaratë në nëntor, pas diskutimeve në Prishtinë.
FMN-ja tha se qeveria po planifikon të reformojë skemën e pensioneve, duke u përqendruar në riklasifikimin tashmë të certifikuar të veteranët të luftës në bazë të kontributeve të tyre të ndryshme gjatë luftës, si edhe rregullimin e përfitimeve të tyre në përputhje me rrethanat.
Bazuar në ligjin aktual për veteranët e luftës të UÇK-së, çdo veteran në listën e pensioneve paguhet me 170 euro në muaj.
Për të hartuar ndryshimet në ligjin për veteranët, qeveria ka ngritur një grup pune të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Financave, zyra e kryeministrit, Kuvendi i Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të organizatës së veteranëve të UÇK-së.
Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, tha për BIRN se grupi i punës ka mbajtur tashmë seminarin e parë tre ditor. “U propozuan ide dhe modele shumë interesante, siç është ligji kroat për veteranët. Këto ide do të përpunohen në ditët në vazhdim dhe do të kemi edhe seminare të tjera derisa të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për veteranët dhe për buxhetin e Kosovës”, tha Bytyqi.
Ai tha se takimi i ardhshëm do të mbahet këtë javë dhe zyrtarët shpresojnë se procesi do të përfundojë sa më shpejt që është e mundur.
Hysni Ngucati, një përfaqësues i organizatës së veteranëve të UÇK-së, tha se ata që luftuan duhet të paguhen në bazë të kontributit të tyre. “Nëse një veteran ka qenë në luftë për një ditë, ajo ditë duhet të kompensohet. Kështu që ne duam që kontributi të paguhet për çdo ditë që çdo veteran ka qenë në luftë”, tha Ngucati.
Organizata e veteranëve dëshiron që pagesat e pensioneve të vazhdojnë normalisht, ndërsa ndryshimet merren nën shqyrtim.
“Ne u kemi thënë zyrtarëve të qeverisë që nuk pranojmë që pensionet tona të ndalojnë, ndryshe ne do të duhet të dalim në rrugë. Dhe kjo nuk është ajo që duam, por do të duhet ta bëjmë, nëse ata vendosin kështu”, tha Ngucati.
Ka më shumë se 28,000 persona aktualisht të listuar se marrin pensione dhe pagesa të përmuajshme si veteranë.
Sipas legjislacionit të draft-buxhetit për vitin 2017, kostoja totale e skemës së pensioneve për veteranët e UÇK-së nuk mund të kalojë 38 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Nesër, promovohet libri “GALERIA DODONA” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa