LAJMI I FUNDIT:

“Ndryshimi i kufijve”, Franca pa vija të kuqe në marrëveshjen Kosovë-Serbi

“Ndryshimi i kufijve”, Franca pa vija të kuqe në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Çështja e ndryshimit të kufijve vazhdon të komentohet “pro et contra” jo vetëm nga politikanë në Kosovë e analistë, por edhe nga ambasadorë të ndryshëm të vendeve të fuqishme.

Së fundi për këtë temë ka folur edhe ambasadori francez në Beograd Frederick Mondoloni.

Ai ka thënë se shteti i tij nuk ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e kontestit Serbi – Kosovë, dhe se do të pranojnë çdo për të cilën merren vesh këto dy vende.


“Ne nuk jemi për ose kundër (ndryshimit të kufijve). Nëse zgjidhja është e pranueshme për të dy palët dhe sjell stabilitet për rajonin, për ne është e pranueshme”, citohet të ketë thënë Mondoloni, për TV N1.

Ai ka shtuar se çështja e Kosovës nuk bën ta bllokojë integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se “ndryshimi i kufijve” prej muajsh po përplas skenën politike në vend, konkretisht presidentin Thaçi me partitë opozitare, pasi këto të fundit e akuzojnë kreun e shtetit se me idenë e tij po synon ta ndajë Kosovën.

Por Thaçi në një intervistë dhënë së fundmi për mediat kosovare ka deklaruar se ka dallim ideja e “korrigjimit të kufijve” me atë të “shkëmbimit të territorit”, të cilën e quajti pazar me shtetin.

”Ideja ime është shumë e qartë. Serbia me vite e me vite flet për ndarjen e Kosovës. Dhe ne është dashur t’i përgjigjemi Serbisë. Dhe nëse diçka e tillë i lejohet Beogradit pa u refuzuar, atëherë do ta marrë përgjigjen për korrigjimin e kufijve. Korrigjimi nënkupton Kosovën e pavarur dhe sovrane – me bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Askush të mos e përziejë idenë time të korrigjimit të kufijve me atë të shkëmbimit të territoreve. Për mua, siç e kam theksuar çdo herë, shkëmbimi është Pazar. Jam kundër asaj ideje”, ka deklaruar Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori