Për shkak të sjelljeve të mira, marrjen pjesë në programe e aktivitete rehabilituese, e gjithashtu kishte përfunduar ½ e dënimit dhe i takonte shfrytëzimi i vikendit, Faton Hajrizit i ishte aprovuar kërkesa që nga Burgu i Dubravës të trasnferohej në Burgun e Smrekonicës, një burg i cili funksionon me gardianë por pa roje.
Kjo për faktin se ky Burg qëllim ka të përgatisë të burgosurit që janë në përfundim të dënimeve të tyre për t’u ballafaquar me realitetin jashtë institucioneve korrektuese.
Nga Burgu i Dubravës në Smrekonicë Faton Hajrizi ishte transferuar më 24.05.2024. Vetëm pak ditë para transferimit, më saktësisht më 08.05.2024, ishte miratuar një rregullore e re brenda SHKK-së që u mundësonte të dënuarve që të transferoheshin në Smrekonicë nëse punonin apo merrnin pjesë në programe e aktivitete të tjera rehabilituese, të mos kishin vepra të tjera në pritje për t’u ekzekutuar si dhe kohëzgjatja e dënimit të mbetur ishte deri në 10 vite.
Hajrizit i kishin mbetur më pak se 8 vite që të përfundonte gjithë dënimin e tij prej 25 viteve.
Sipas përgjigjeve që ka pranuar KALLXO.com nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Faton Hajrizi gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë ishte i angazhuar në procesin e punës, kishte përfunduar procesin e shkollimit të mesëm, nuk kishte pasur vepra të tjera për t’u ekzekutuar dhe me të gjithë këto veprime ai kishte plotësuar edhe kushtin për transferim.
Kjo rregullore ishte ndryshuar ndër vite me vendim të ministrave të ndryshëm që kanë qenë në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Që nga viti 2013 deri në vitin 2024 rregullorja kishte ndryshuar pesë herë. Kjo pasi që rregullorja e fundit për tretmane parasheh që të dënuarit mund të transferohen nga burgjet e tjera në Smrekonicë (burg të tipit të hapur), nëse të njëjtit punojnë apo marrin pjesë në programe dhe aktivitete të tjera rehabilituese.
Rregullorja për Tretmane fillimisht parashihte kohëzgjatje të kufizuar të dënimit të mbetur të të burgosurve që lejoheshin të transferoheshin në Burgun e Smrekonicës.
E gjatë ndryshimeve pati edhe periudhë kur nuk kufizohej dënimi i të burgosurve që u lejohej transferimi.
“Nga viti 2013 deri në vitin 2018 ishte lejuar që të vendosen personat me kohëzgjatje deri në dy vite, nga data 20.03.2018 deri më 15.08.2019 ishte lejuar vendosja e të dënuarve me kohëzgjatje të dënimit deri në tri vite, më 15.08.2019 rregullorja lejonte trasferimin e personave të dënuar me dënime mbi tre vite pa kufizim të mbetjes së dënimit. Më 29.12.2022 ishte lejuar vendosja e personave të dënuar mbi tri vite pa kufizim të mbetjes së dënimit”, thuhet në përgjigjet e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Rregullorja që nuk parashihte kufizim të kohëzgjatjes së dënimit të mbetur ishte miratuar nga drejtori i atëhershëm i burgjeve në kohën kur në krye të Ministrisë së Drejtësisë ishte Abelard Tahiri.
Se sa përfshinte kjo periudhë kufizimin e dënimit, KALLXO.com nuk ka marrë përgjigje zyrtare konkrete.
Ndërsa me ardhjen e Qeverisë së re dhe ministres Albulena Haxhiu, më datë 29.12.2022 ishte miratuar Rregullorja për Tretmane që lejoi vendosjen e personave të dënuar në Burgun e Smrekonicës deri në 10 vite mbetje të dënimit ndërsa së fundmi kjo Rregullore është miratuar si e re më 08.05.2024.
Para se të transferohej, Hajrizi kishte kaluar në një vlerësim të brendshëm që ishte bërë nga një ekip multiprofesional në Shërbim Korrektues të Kosovës.
Në këtë ekip siç mësohet marrin pjesë një zyrtar për punë sociale, udhëheqësi i programit të regjimit, udhëheqësi për siguri në burgje, udhëheqësi i pavijonit të burgut ku ishte Hajrizi, ndërsa kryesues i ekipit është zëvendësdrejtori i burgut ku qëndron i dënuari.
Pas vlerësimit nga ekipi, merret parasysh edhe Ligji, i cili në këtë rast sipas përgjigjeve që ka dhënë Shërbimi Korrektues i Kosovës, i njëjti veprim është ndërmarrë edhe për Hajrizin kur u transferua.
“Transferimi është bërë sipas Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, paragrafi për vendimin e transferimit të personit të dënuar, të cilin e ndërmerr drejtori i përgjithshëm i SHKK-së me propozim të drejtorit të burgut apo në bazë të kërkesës së personit të dënuar apo edhe të ndonjë pjesëtarit të familjes së tij”, thuhet në përgjigjet e Shërbimit Korrektues.
Meqenëse Faton Hajrizi ishte edhe përfitues edhe i vizitave (në familje) gjatë vikendeve, gjë që i lejonte daljen nga Burgu i Smrekonicës e më pas kthimin sërish aty për të vazhduar vuajtjen e dënimit, ai duhej edhe të mbikëqyrej.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë se ata që përfitojnë pushime nuk mbikëqyren nga ky institucion.
“Personat e dënuar që shfrytëzojnë beneficionin pushim jashtë institucionit kanë për obligim të lajmërohen në stacionin policor ku plotësojnë formularin e paraqitjes”, thuhet në përgjigjet e SHKK-së.
Faton Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus të KFOR-it. Në kohën kur ai e kishte kryer vrasjen ishte vetëm 15-vjeçar. Për këtë vrasje, ai ishte dënuar 27 vjet burg.
Por, siç rrëfente vetë Hajrizi, tre ditë pasi u dërgua në Burgun e Mitrovicës, ai kishte arritur të ikte nga atje. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2000.
Për ikjen e tij të parë nga burgu ai tregoi se kishte shfrytëzuar dritaren e banjos së Burgut në Mitrovicë.
Hajrizi ishte arrestuar më pastaj nga ushtarët e KFOR-it.
Siç ka treguar vetë, arratisjen e dytë e kishte bërë nga Burgu i Prishtinës ndërsa, një herë kishte ikur edhe nga një bazë ushtarake.
Në vitin 2012, Faton Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Prizrenit, duke u ngjitur në murin e burgut e duke kaluar rrethojat me gjemba. Pas një aksioni të Policisë, ai ishte arrestuar.
Në korrik 2007, ai ishte arratisur nga Burgu i Dubravës, së bashku me gjashtë të burgosur të tjerë, të dënuar për krime të rënda.
Pasi kishin kaluar rrethojat e burgut, shtatë të burgosurit ishin pritur nga persona të tjerë, të cilat kanë filluar të shtënat kundër rojave të burgut. Pas hetimeve ishin arrestuar disa punonjës të Burgut të Dubravës dhe disa persona të tjerë që dyshohej se kishin ndihmuar arratisjen.
Pak muaj pas arratisjes, në shtator 2007, kishte ndodhur një grabitje me armë në Drenas, ku katër persona me armë dhe maska kishin grabitur një argjendari dhe gjatë ikjes kishin plagosur me armë zjarri dy policë dhe pronarin e dyqanit. Vlera e arit të grabitur ishte rreth 63 mijë euro.
Gjatë vazhdimit të kërkimit të grabitësve, në fshatin Bruznik-Vushtrri, një patrullë e Policisë kishte tentuar ta ndalojë një veturë të dyshuar. Të dyshuarit nga ajo veturë kishin shtënë në drejtim të Policisë dhe kishin plagosur me armë zjarri dy policët dhe kishin arritur për të ikur këmbë. Dyshohet se të njëjtit kishin kryer grabitjen dhe plagosjen në Drenas.
Faton Hajrizi dhe Burim Basha ishin arrestuar në tetor 2007 në një shtëpi në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Gjatë bastisjes janë gjetur disa armë.
Para se të transferohej në burgun e tipit të hapur siç është ai i Smrekonicës, Faton Hajrizi kishte bërë kërkesë e më pas ishte realizuar edhe transferimi.
I njëjti ishte edhe përfitues i vikendeve e që të njëjtat kishte nisur t’i realizonte ndonëse nuk kishte shfrytëzuar kohën kur ishte lajmëruar jashtë institucionit për të realizuar arratisjen e 8-të me radhë për të.
Të gjitha këto arratisje të Faton Hajrizit kishin ndikuar në refuzimin e kërkesës së tij që të lirohej me kusht, kërkesë kjo që ishte bërë në vitin 2023.
Paneli për Lirim me Kusht kishte refuzuar kërkesën e Hajrizit që të lirohej me kusht me arsyetimin se i njëjti kishte 15 shkelje disiplinore brenda institucionit të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në të gjitha këto shkelje ishte gjetur fajtor.
Ndër të tjera, Hajrizi ishte arratisur shtatë herë nga burgu.
Para se të transferohej në burgun e tipit të hapur siç është ai i Smrekonicës, Faton Hajrizi kishte bërë kërkesë e më pas ishte realizuar edhe transferimi.
I njëjti ishte edhe përfitues i vikendeve e që të njëjtat kishte nisur t’i realizonte ndonëse nuk kishte shfrytëzuar kohën kur ishte lajmëruar jashtë institucionit për të realizuar arratisjen e 8-të me radhë për të.
Një seri veprash penale për të cilat ishte akuzuar Hajrizi rezultuan me një dënim prej 25 vitesh në total. Nga gjithë këto vite, Hajrizi pritej të lirohej nga dënimi në janar të vitit 2032.
Në dosjen e Panelit për Lirim me Kusht, të cilin ka arritur që ta sigurojë KALLXO.com përshkruhen në detaje arsyet se pse Hajrizi nuk plotësonte kriteret për t’u liruar me kusht në bazë të kërkesës që kishte parashtruar. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje