LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet kushtetuese: Ahmeti takim me Zaevin e Mickovskin

Ndryshimet kushtetuese: Ahmeti takim me Zaevin e Mickovskin

Partitë parlamentare kanë filluar takimet me qëllim gjetjen e kompromisit për ndryshimet kushtetuese. Në emisionin “Rruga drejtë…”, deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi konfirmoi takimin e kreut të partisë së tij, Ali Ahmeti me liderin e opozitës Hristijan Mickoski.

“Kryetari Ahmeti ka zhvilluar takime edhe me Zoran Zaevin edhe me Hristijan Mickoskin. Këto takime janë pas referendumit dhe në këtë moment mund të them kaq. Ne pretendojmë dhe insistojmë se nuk janë shterur zgjidhjet, shpresojmë që në mesin e OBRM-PDUKM-së ka figura të përgjegjshme dhe vizionare”, theksoi Xhevat Ademi – deputet i BDI-së.

Nënkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov konfirmon se takimet kanë nisur fillimisht me deputetët për të parë gatishmërinë e tyre, ndërsa më pas, në rast është e nevojshme do të rriten instancat.


“Për momentin janë duke u zhvilluar bisedime me deputetët në Kuvend me qëllim që të kuptohet nëse ka gatishmëri ose jo. Kjo bëhet me qëllim që të mundohemi të krijojmë logjikë të shëndoshë politike në vetë subjektet parlamentare të cilat janë përgjegjëse që këto procese për vendin tonë të marrin drejtimin e duhur”, u shpreh Petre Shilegov, nënkryetar i LSDM-së.

Ndryshe, ditë më parë LSDM-ja ka angazhuar koordinatorin e grupit parlamentar, Tomisllav Tuntev që të nisë negociatat me deputetët opozitar me qëllim mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. Tuntev konfirmoi për televizionin Alsat se tashmë me 3 deputet opozitarë ka caktuar takime jo formale duke mos dhënë më tepër detaje./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori