Ndryshim i regjimit të komunikacionit në Tetovë, për shkak të rikonstruimit të një rruge

Prej sot filloi rikonstruktimi i bulevardit “Vidoe Smilevski-Bato”, me çka një pjesë e aksit do të mbyllet për qarkullim.
Rikonstruktimi bëhet përgjatë rrugës “Boris Kidriç” deri në rrugën “Ilindenska” në Tetovë.
Kjo rrugë është mundësuar pas bashkëpunimit në mes Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” dhe Komuna e Tetovës.
Drejtori i NP” Rrugët e Maqedonisë” thotë se pas përfundimit të kësaj rruge vitale për tetovarët, do të nis edhe hapja e rrugës deri tek Kazerma e Tetovës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/11/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































