LAJMI I FUNDIT:

NDONJËHERË FATI…

NDONJËHERË FATI…
BWT1HY Haruki Murakami, writer, novelist and essayist. Tokyo, Japan.

Poezi nga: Haruki Murakami
Përktheu: Maksim Rakipaj

Fati ndonjëherë
përngjan me stuhi rëre
që pa pushim
ndryshon drejtim.
Ti ndryshon ecjen, ta shmangësh.
E ndryshon edhe era,
të të ndjekë më mirë.

Ti sërish ndryshon ecjen,
aty për aty edhe era ndryshon
që hapit tënd t’i përshtatet.
Dhe kjo gjë pafundësisht përsëritet
si vallëzim shtrigash
me zotin e vdekjes deri sa gdhin.
Sepse ajo erë
s’është se vjen nga larg
dhe s’ka të bëjë me ty.


Është diçka brenda teje ajo.
Je vetë ti ajo erë.
Ndaj e vetmja gjë që mund të bësh
është brenda saj të futesh,
të ecësh drejt,
veçse sytë mbylli fort
që të mos hyjë rëra.