Veturat moderne mund të hapen duke mbajtur çelësin në xhep apo duke përdorur telefonin mobil.
Përmes Vivokey, nëse kjo nuk ju mjafton, tani mund të hapni derën dhe ta vëni në lëvizje veturën me çipin e vendosur nën lëkurë, transmeton Telegrafi.
Një gjë të tillë e ka bërë pronari i një veture Tesla që “instaloi” dy çipa, njërin për ruajtjen e të dhënave të ndjeshme dhe kuletën e kriptovalutave, dhe tjetrin për hapjen e veturës së tij Tesla Model 3.
“Çipi i parë ka qenë paksa më i vogël dhe nuk ka qenë e vështirë të vendoset në dorë. Thjesht është mbushur një shiringë dhe përmes saj është futur në trupin tim. I dyti gjithashtu është vendosur në të njëjtën mënyrë”, tha 39-vjeçari, Brandon Dalaly. /Telegrafi/
Finally decided to take my phone key issues in to my own hands… literally. Tesla key chip implant. pic.twitter.com/RVK8ZaePoI
— Brandon Dalaly (@BrandonDalaly) August 16, 2022