LAJMI I FUNDIT:

Ndjekja e diellit: Në Australi zhvillohet gara e makinave me energji diellore

Ndjekja e diellit: Në Australi zhvillohet gara e makinave me energji diellore

Në Australi po zhvillohet gara e makinave me energji diellore – garojnë deri në 1,800 milje

“Energjia e Gjelbër” është një çështje që shënon betejën kundër ndryshimit të klimës, ndërsa një garë makinash në Australi ka ndjekur diellin për 20 vjet për të marrë energji diellore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “Sfida Botërore Diellore”, është bërë një terren testimi për teknologjinë e re pasi konkurrentët drejtojnë veturat e tyre me energji diellore nëpër Australi.


Të gjitha makinat janë të ndërtuara me dorë nga studentë të universitetit, ndërsa garojnë për më shumë se 1,800 milje nga Darvini në veri deri në Adelaide në jug – duke përdorur vetëm energjinë e diellit.

Gara dyvjeçare u mbajt për herë të parë në vitin 1987 dhe edicioni i vitit të kaluar tërhoqi 24 ekipe nga e gjithë bota.

Konkursi u nda në tre klasa të ndryshme, me vozitje nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 5 pasdite, kurse gara zgjati nga pesë deri në gjashtë ditë. /Telegrafi/