Kanella është një nga erëzat më të përdorura nga njerëzimi jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore. Nga pikëpamja e kësaj të fundit, kanella ofron përfitime shëndetësore për veshkat.
Ajo besohet të pakësojë rrezikun e gurëve në veshka dhe të problemeve të tjera të përgjithshme.
Si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave

Ndikimi i kanellës në shëndetin e veshkave është pozitiv sepse kanella dhe substancat e saj përbërëse shënjestrojnë dy faktorë rreziku të sëmundjeve të veshkave siç janë: diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Studimet kanë treguar se kanella ul shpërthimet e sheqerit në gjak, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson aspektet e metabolizmit që kanë lidhje me rezistencën ndaj insulinës. Ju mund të pyesni çfarë lidhje ka kjo me veshkat dhe përgjigjen e zbuloni duke lexuar më poshtë.
Niveli i lartë i glukozës në gjak dëmton enët e gjakut në veshka duke vështirësuar punën e saj. Nga ana tjetër, njerëzit e prekur nga diabeti përballen edhe me tension të lartë të gjakut, i cili gjithashtu dëmton veshkat. Volumi i gjakut që qarkullon në veshka është shumë i lartë.
Me kalimin e kohës, nëse tensioni i gjakut mbetet i lartë, enët e gjakut në veshka ngushtohen, dobësohen ose ngurtësohen.
Kësisoj veshkat përballen me një furnizim të cunguar të gjakut dhe nuk e bëjnë dot siç duhet punën e tyre. Disa studime thonë se falë konsumit eksperimental të 1-6 gramë kanellë për 40 ditë me radhë, ndjeshmëria ndaj insulinës ulet. E njëjta sasi kanelle ul nivelin e kolesterolit me 18 për qind dhe të sheqerit në gjak me 24 për qind.
Një gram kanellë pluhur është gjysmë luge çaji. Këtu mund të mësoni llojin më të shëndetshëm të kanellës për konsum. Pavarësisht këtyre të dhënave, ju duhet të konsultoheni gjithmonë me mjekun përpara ndryshimeve në medikamente dhe në ushqyerje, veçanërisht nëse keni probleme ekzistuese të shëndetit. /AgroWeb/TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk