Ndikimi i alkoolit në organizëm para gjumit

A është e vërtetë që disa gota “të mira” para se të shkoni në shtrat mund të nxisin një pushim të qetë? Sipas ekspertëve, jo, pasi alkooli vepron në tru duke ndrydhur ciklin e gjumit me efekte, veçanërisht në terma afatgjatë, shkruan focus.it.
Jennifer Martin, doktoreshë dhe profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, shpjegon në një intervistë të fundit me New York Times se “pijet alkoolike ndryshojnë sekuencën e fazave të gjumit të thellë dhe gjumit të lehtë që karakterizojnë pushimin tonë”.
Alkooli, në fakt, nxit zgjimin e vazhdueshëm dhe rënien në gjumë, gjë që bën që cikli i gjumit të fillojë nga e para çdo herë – transmeton KP.

Rezultati është që, pas një nate përgjithësisht pa ëndrra, në mëngjes zgjoheni më të lodhur se më parë, me dhimbje koke dhe shumë pak energji.
Me pak fjalë, pijet alkoolike, ndërkohë që favorizojnë një gjumë më të shpejtë, ndikojnë keq në pjesën e dytë të natës. Por, në detaje, çfarë ndodh me trurin tonë pas disa pijeve?
Pak minuta pas gëlltitjes, alkooli arrin në tru ku ndërvepron me acidin gama-aminobutirik (ose GABA), një neurotransmetues që pengon transmetimin e impulseve nervore dhe ka një efekt qetësues.

Jo vetëm kaq: alkooli gjithashtu ka një efekt të fuqishëm diuretik që ju detyron të zgjoheni shpesh për vizita po aq të shpeshta në tualet.
Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, edhe gota e tepërt kontribuon në gërhitjen më shumë: alkooli është në fakt një relaksues i muskujve që nxit zgjerimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe ndryshon frymëmarrjen normale gjatë natës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?