Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor nga 25 deri më 29 prill, me ndalesa në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
Siç njofton DASH, më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën për reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
Po ashtu Donfried do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA-të, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke.
Ajo do të udhëtojë në Serbi më 26 prill për t’i kërkuar Serbisë të avancojë reformat për integrimin e saj evropian, të përmirësojë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal, të diskutojë mundësitë për diversifikimin e mëtejshëm të energjisë dhe të zgjerojë sigurinë dhe lidhjet tona dypalëshe ekonomike.
Ndihmës Sekretarja do të përsërisë nevojën që Serbia dhe Kosova të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE.
Më 27 prill, në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH), Donfried do të inkurajojë zyrtarët të rifillojnë pjesëmarrjen institucionale në të gjitha nivelet e qeverisjes për të çuar përpara funksionalitetin dhe reformat e arsyeshme për prosperitet më të madh dhe që BiH të marrë statusin e kandidatit në BE.
Ajo do t’i kërkojë BiH të mbajë zgjedhjet e vjeshtës në kohë dhe të bëjë përparim në luftën kundër korrupsionit endemik.
Në Maqedoninë e Veriut më 28 prill, ajo do të takohet me udhëheqësit e qeverisë për të sinjalizuar mbështetjen tonë të fortë për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe për t’i falënderuar ata për ndihmën e tyre të vazhdueshme për Ukrainën.
Siç bëhet e ditur Donfried do të nxisë anëtarin më të ri të NATO-s që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë në një sërë çështjesh rajonale, të sigurisë dhe të mbrojtjes për të promovuar demokracinë dhe stabilitetin rajonal.
“Më 28 prill ajo do të përkujtojë 100 vjetët e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin tonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus. Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”, thuhet nëm njoftim./
Donfried do të udhëtojë në Mal të Zi më 29 prill, ku do të theksojë mbështetjen dhe nevojën e SHBA-së për të përshpejtuar punën në rrugën euro-atlantike të Malit të Zi dhe pranimin në BE, forcimin e anëtarësimit në NATO dhe mbështetjen e vlerave të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e korrupsionit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës