Barcelona ka konfirmuar se ndeshja e tyre e parë në shtëpi për këtë sezon në La Liga kundër Valencias nuk do të zhvillohet në Spotify Camp Nou, por në stadiumin Johan Cruyff, i cili ka vetëm 6,000 vende.

Në një komunikatë zyrtare, klubi bëri të ditur se ndeshja me Valencian do të luhet të dielën me fillim nga ora 21:00 në Estadi Johan Cruyff'.


“Barcelona njofton se ndeshja që korrespondon me javën e katërt të La Ligës, e planifikuar për të dielën, më 14 shtator në orën 21:00 kundër Valencias, nuk do të jetë ende në gjendje të zhvillohet në Spotify Camp Nou”.

telegrafi.com

Arsyeja kryesore është se Barça ende nuk ka marrë të gjitha lejet administrative për hapjen e stadiumit të rinovuar. Për këtë arsye, sfida me Valencian do të zhvillohet në Estadi Johan Cruyff, një impiant më i vogël që zakonisht përdoret për ekipet e akademisë dhe nga skuadra e femrave.

“FC Barcelona dëshiron të falënderojë anëtarët dhe tifozët e saj për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre gjatë një procesi kaq kompleks, por emocionues, siç është rikthimi në stadiumin e ri Spotify Camp Nou. Klubi do të japë detaje të mëtejshme së shpejti në lidhje me organizimin e ndeshjes dhe procedurat e biletave”, shtoi Barça në deklaratë.


Ndeshja e parë në shtëpi, Barcelona luan në stadiumin prej vetëm 6000 tifozëve telegrafi.com

Klubi katalanas shpreson ta zgjidhë sa më shpejt këtë çështje, në mënyrë që të mos detyrohet të luajë ndeshjet e Ligës së Kampionëve në një stadium dhe fushë kaq të vogël. /Telegrafi/

telegrafi sport app