LAJMI I FUNDIT:

Ndërtuesit e Maqedonisë ankohen se shumë pak marrin pjesë në ndërtimin e projekteve të mëdha

Ndërtuesit e Maqedonisë ankohen se shumë pak marrin pjesë në ndërtimin e projekteve të mëdha

Ndërtuesit shprehen jo të kënaqur nga marrëveshja e nënshkruar mes Qeverisë dhe “Bechtel & Enka” për ndërtimin e katër autostradave në Maqedoni që do të kushtojë 1.3 miliardë euro.

Kryetari i Sindikatës së ndërtimtarëve, Ivan Peshevski shprehet se sipas përllogaritjeve, madje 96% e parave për investime kapitale shkojnë në kompani të huaja. Ai kërkoi bisedime me qeverinë, ose do të dalin në grevë.

“Të dhënat tregojnë se sa herë vjen një investitor i huaj nuk e merr parasysh se sa cilësore do të ndërtojë. Ne kemi kapacitet për të ndërtuar në vendin tonë, sepse kompanitë tona të ndërtimit janë ende relevante në tregjet e huaja. Marrëveshja është absurde. Duhet të ulemi në bisedime me Qeverinë se kush duhet ta merr pjesën më të madhe, kompanitë e huaja apo ato të vendit ose grevë”, u shpreh kreu i sindikatës së ndërtuesve, Ivan Peshevski.


Sipas Andrea Serafimovskit, kompanitë vendase më shumë vlerësohen jashtë se sa në vend dhe se kompanitë vendase duhet të jenë udhëheqëse të projektit dhe jo kompani dytësore.

“Ne si kompani jemi të tronditur nga fakti se asnjë nga prokurimet e reja publike nuk i plotëson kushtet, dhe në të njëjtën kohë jashtë vendit i plotësojmë kushtet për të vepruar të vetëm. Pse Qeveria e konsideron sukses që ne jemi nënkontraktorë, prandaj duhet të luftojmë që të jemi kontraktorë kryesorë që të mund të performojmë në tregjet e huaja dhe t’i shtojmë paratë nga vendet e huaja tek ne”, u shpreh Andrea Sefafimovski, kryetar i Asociacionit për ndërtim pranës Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Që të dy vlerësuan se gjendja e ndërtimit në Maqedoni është alarmante dhe se vazhdimisht ulet numri i punëtorëve që merren me ndërtim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori