Site icon Telegrafi

Ndërron jetë një i burgosur në Gjilan

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ka bërë të ditur se në qendrën e paraburgimit në Gjilan, ka ndërruar jetë një i burgosur.

Në njoftim thuhet se i burgosuri ishte pranuar në burg më 24 qershor, dhe se i njëjti kishte histori të sëmundjes paraprake, transmeton Telegrafi.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se më datë 18.07.2024, rreth orës 24:00, në QP në Gjilan, ka ndërruar jetë i burgosuri K.S.
K.S është pranuar në burg më datë 24.06.2024, me histori të sëmundjes paraprake. Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor është dërguar në IPFK për ekspertizë më datë 05.07.2024 dhe ka qëndruar atje deri më datë 18.07.2024”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, theksohet se terapinë e përshkruar në fletëlëshim, i burgosuri e ka marrë me kohë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim apo simptomë për ndonjë përkeqësim të gjendjes psikike apo organike.

“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, vijon njoftimi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të të ndjerit./Telegrafi/

 

Exit mobile version