LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë, Jerry Stiller, ylli i “Seinfeld” dhe babai i Ben Stiller

Ndërron jetë, Jerry Stiller, ylli i “Seinfeld” dhe babai i Ben Stiller
Jerry dhe Ben Stiller (Foto: Evan Agostini/Getty Images/Guliver)

Komiku i njohur dhe njëherësh babai i Ben Stiller, Jerry, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.

Vdekja e tij është konfirmuar të hënën nga aktori i famshëm, i cili e quajti të ndjerin një baba dhe gjysh të shkëlqyeshëm, shkruan The Guardian.

Jerry Stiller shijoi një karrierë të gjatë në skenë dhe ekran, i shoqëruar shpesh nga bashkëshortja e tij, Anne Meara, me të cilën formoi një akt komedie popullore.


Jerry dhe Ben Stiller (Foto nga Jason Kirk/Getty Images/Guliver)

Ata u takuan në vitin 1953, dhe punuan rregullisht për skica të improvizuara, duke performuar në klubet e natës në Las Vegas dhe në ‘The Ed Sullivan Show‘ dhe programe të tjera televizive.

Stiller lindi në Brooklyn në vitin 1927 dhe ndoqi shkollën e mesme në Seward Park, ku kanë diplomuar edhe emra, si Tony Curtis dhe Zero Mostel.

Jerry Stiller (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Ben Stiller Foundation/Guliver)

Pas dekadave të performancës, ai gëzoi një etapë të re të popullaritetit në serialin “Sienfeld”, ku luajti në rolin e Frank Costanza. Ai luajti rolin nga viti 1993 deri në 1998, dhe mori një çmim ‘Emmy’ në vitin 1997.

Jerry u shfaq përkrah të birit në disa filma, duke përfshirë “Zoolander”, ku luajti në rolin e Maury Ballstein. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Magazina
Kalo në kategori