LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Pas shqetësimeve shëndetësore, pasditen e së mërkurës të 29 janarit, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare, ish-kryetari i Komunës së Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli.

Ferid Gjikolli ka qenë kryetari i fundit shqiptar i Komunës së Pejës, në vitet 1982-1987 kur edhe është larguar duke mos pranuar sistemin okupues të Serbisë, kur kjo e fundit më pas edhe i suprimoi Kosovës autonominë së vitit 1974 dhe rrjedhimisht edhe të gjitha institucionet vetëqeverisëse të deriatëhershme brenda Jugosllavisë.

Në kohën e tij, ndër të rrallët në Jugosllavi, si 21 vjeçar, Ferid Gjikolli kishte kryer fakultetin Juridik ndërsa në moshën 22-vjeçare do dilte Gjykatës i Gjykatës së Qarkut në Pejë.


I ndjeri Ferid Gjikolli, mbahet mend si kryetari që në udhëkryqet e rënda të kohës, ia doli të rreshtohej drejt, në krah të popullatës shumicë shqiptare, duke mos u strukur nën tutulat e regjimit okupator serb që po e gllabëronte Kosovën.

Personaliteti dhe autoriteti i tij tek popullata e Pejës u çmua lart për veprimet e matura edhe gjatë qeverisjes në krye të Pejës.

I rrethuar nga bashkëpunëtorë dhe personalitete të njohura kombëtare nga Peja, si i ndjeri Riza Lluka (Delegat i Kuvendit të Kosovës, që kundërshtoi amendamentet e Serbisë, për heqjen e autonomisë së Kosovës, të vitit 1974) dhe prof. Ali Sylqa, i burgosur politik dhe veprimtar i çështjes kombëtare, i ndjeri Ferid Gjikolli sa ishte kryetar i komunës së Pejës, edhe pse në nën autoritetin dhe pozicionin që i ofronte ligji, ja doli të bllokonte disa projekte famëkëqija të gatuara në kuzhinat e Serbisë dhe Jugosllavisë, për shkatërrimin infrastrukturor, urbanistik dhe turistik të Pejës.

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Ferid Gjikollit: Dha kontribut për UÇK-në dhe rindërtimin e Pejës pas çlirimit
Lexo po ashtu Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Ferid Gjikollit: Dha kontribut për UÇK-në dhe rindërtimin e Pejës pas çlirimit

Ferid Gjikolli, bashkë me Riza Llukën dhe prof. Ali Sylqën kanë mbështetur drejtpërdrejt luftën e UÇK-së në Dukagjin, drejtpërdrejt Zonën e II-të Operative nën komandën e Ramush Haradinajt, ndërsa pas luftës, i ndjeri ka mbështetur ngritjen e institucione të lira qeverisëse të Pejës, duke qenë edhe Anëtar i Këshillit komunal të përkohshëm të Pejës, nën qeverisjen e Prefektit (Kryetarit) të Pejës së lirë, prof. Dr. Et’hem Çekut.

Duke reaguar për vdekjen e Ferid Gjikollit, në një prononcim të mbrëmjes në ‘RADIO 1’, ish-kryetari i parë i Pejës së lirë prof. Dr. Et’hem Çeku, u shprehë në superlativ për kontributin e Gjikollit.

‘Pak kush e di, ndoshta as familjet e tyre, por Ferid Gjikollin, bashkë me Riza Llukën, Ali Sylqen e Haxhi Lajqin i kam pasur me vete në vija të para të frontit. Kaq pra kanë bërë për luftën, duke vepruar edhe nga qyteti. Po ashtu kanë qenë edhe në këshillin komunal të qytetit kur kemi ndërtu institucionet. Si Kryetar në vitet 80-ta ka qëndru vertikal dhe lavdi për atëherë e për mot. Peja humbi një pishtar të saj të proceseve të rëndësishme.’-deklaroi Çeku.

I ndjeri Gjikolli, deri në muajt e fundit të jetës ka ushtruar edhe profesionin e avokatit, duke qenë dhe mbetur i njohur dhe autoritativ edhe në këtë sferë, në nivel të Kosovës.

Ferid Gjikolli do të varroset nesër (e enjte) më 30 janar 2025, në ora 13:00 në varrezat e qytetit të lindjes në Pejë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori