LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë aktori i “Godfather III”, Helmut Berger

Ndërron jetë aktori i “Godfather III”, Helmut Berger
Helmut Berger

Aktori i famshëm me origjinë nga Austria, Helmut Berger, bëhet e ditur se ka ndërruar jetë.

Ai ishte gati të mbushte 79 vjeç, ndërsa ka lënë pas një karrierë të bujshme me filma si: “The Godfather III” e “The Portrait of Dorian Grey”.

I lindur në vitin 1944 në Austri, konfirmohet se vdekja e Berger ndodhi të enjten, në orët e para të ditës.


Helmut Berger

Kështu, bota e kinemasë humbi një nga legjendat më të mëdha evropiane, personaliteti dhe polemikat e të cilit ishin po aq të rëndësishme sa trashëgimia e tij.

Gjatë viteve të tij të hershme, Helmut kaloi kohë në disa vende si Franca, Anglia dhe Italia, ku u takua me Luchino Viscontin, i cili e bëri atë një nga aktorët më të rëndësishëm të kohës.

Helmut Berger

Që atëherë, dyshja u bënë të pandashëm. Megjithatë, pas vdekjes së regjisorit në vitin 1976, aktori ndryshoi krejtësisht dhe iu drejtua një jete të shfrenuar, ku nuk munguan droga e alkooli.

Veç kësaj, ai ka qenë i pranishëm edhe në filma të tjerë si: i “Ludwig” dhe “Ash Wednesday”.

Helmut Berger

Që nga vitet 1990, kur publikoi autobiografinë e tij dhe pranoi se kishte fjetur me dhjetëra të famshëm, ai pati një martesë 15-vjeçare dhe madje u tërhoq nga kinematë për t’u kujdesur për të ëmën. /Telegrafi/

Helmut Berger

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas

Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas

Magazina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina

"Nga 1-10 jam 11 i egër në shtrat, kam provuar të hidhem nga kati i tretë me çadër", rikthehet në vëmendje intervista 60 sekondëshe e Gjestit para disa vitesh

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori