Ndërpritet greva e gazetarëve ndaj MPM-së pasi që u është paguar rroga

Gazetarët e ''Utrinski Vesnik'', ''Vest'' dhe ''Dnevnik'' i kanë dhënë fund sot grevës së tyre disajavore pasi që sot është paguar rroga e tyre e janarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Media Print Maqedonia që është pronare e këtyre gazetave e ka plotësuar sot kërkesën e tyre, prandaj sindikati vlerëson se tashmë nuk ka nevojë për të vazhduar më tej me grevën.
Përndryshe, gjatë grevës gazetarët kërkuan që t'u paguhen rrogat në mënyrë të rregullt./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































