Ndërprerje e ujit në disa fshatra të Podujevës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa fshatra të komunës së Podujevës.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 11:00 deri në 15:00 dhe është e domosdoshme për shkak të punimeve teknike në gypin kryesor të ujësjellësit, me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe garantimin e furnizimit më të qëndrueshëm në të ardhmen.
Banorët e zonave të prekura janë ftuar të sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit për nevojat ditore gjatë periudhës së ndërprerjes. Furnizimi me ujë do të rikthehet gradualisht pas përfundimit të punimeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
7 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































