LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrjet Publike, rrezik fiskal për Qeverinë e Kosovës

Ndërmarrjet Publike, rrezik fiskal për Qeverinë e Kosovës

Vlera kontabël e ndërmarrjeve publike në vitin 2015 ka rënë për 2.8 për qind. Kjo rënie në vlerë është konfirmuar në Kornizën afatmesme të shpenzimeve 2017-2019, bazuar në të dhëna financiare preliminare.

Përveç rënies së vlerës kontabël të ndërmarrjeve publike, gjatë vitit të kaluar ka pasur edhe një rënie të pasurive të ndërmarrjeve publike për 1 për qind, shkruan sot Koha Ditore.

Të dy këto rënie, duke përfshirë edhe garancitë që i ka dhënë shteti me rastin e kreditimit të tyre, janë shtruar si rreziqe të mundshme fiskale jashtëbuxhetore për periudhën afatmesme 2017-2019.


“Qeveria e Republikës së Kosovës ka në pronësi 18 ndërmarrje publike. Sipas të dhënave financiare preliminare (të pa audituara), në vitin 2015 vlera kontabël e tyre është gjithsej 638 milionë euro, apo rreth 2.8 për qind më pak se në vitin paraprak”, thuhet në Kornizën afatmesme të shpenzimeve të miratuar nga Qeveria e Kosovës. Në raport thuhet se janë rritur edhe detyrimet e ndërmarrjeve, krahasuar me vitin e mëparshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori