Ndërmarrjet publike nuk mbikëqyren sa duhet nga Qeveria. Bordet e kompanive do të duhej të raportojnë në Qeveri dhe të jenë transparent për zhvillimet si pozitive, ashtu edhe negative të ndërmarrjeve, por deri tash asnjë raport i bordeve nuk është bërë publik. Kjo për shkake se në ndërmarrjet kryesore, janë emëruar njerëz partiak dhe jo profesionist.
Për këtë arsye këto ndërmarrje nuk kanë rezultate pozitive si në të hyra, ashtu edhe në përformancë menaxheriale.
Kryetari i bordit të ndërmarrjes më profitabile në vend PTK, Rexhë Gjonbalaj, që nga viti 2008, udhëheq këtë bord si i deleguar nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), pasi që është e anëtar i degës së PDK-së në Pejë. Ai nuk ka dhënë deklarata për të treguar për gjendjen e kompanisë.
Në shumë raste ai ka heshtur madje edhe tash kur kompania po pëson rënie të mëdha të të hyrave. Por Gjonbalaj është vetëm një rast, pasi që gjendja është e njëjtë në të gjitha agjencitë dhe ndërmarrjet publike.
Emërimet politike në ndërmarrjet publike nuk i sjellin përfitime vendit, ato vetëm e dëmtojnë kompaninë, thotë Arton Demhasaj, nga Organizata “Çohu”.
“Ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë me vite të tëra që bordet kanë qenë politike, kanë qenë totalit të ndikuara politikisht. Përpos që kanë qenë ndikuar politikisht, ajo që është më e keqe kanë qenë njerëz jo profesional, se të kishin qenë njerëz profesional ndoshta nuk kishte me qenë situatat çfarë është sot, sepse e kishin zhvilluar kompaninë, e kishin dërgua përpara nuk kishte qenë shumë problematike, por pikërisht emërimi i njerëzve politik edhe njerëzve jo profesional , kompanitë publike , ndërmarrjet publike i ka sjellë në këtë gjendje çfarë e shohim sot “, tha Demhasaj.
Ai po ashtu ka dyshime që edhe memorandumi i mirëkuptimit i realizuar kohë më parë nga dy krerët e partive në koalicion, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli me ambasadorin e Anglisë në Kosovë, Ruairi O’Connell.
“Se a ka me u përmirësuar situata t’u u bazua në një marrëveshje që është bërë mes ambasadës britanike Kuvendit dhe Qeverisë, gjithmonë nuk dyshoj që vullneti i ambasadorit të Britanisë është shumë i mirë edhe është shumë qëllim i mirë për ta rregulluar këtë çështja, por prapë se prapë unë personalisht kam shumë dilema që ka me pasur sukses sepse kjo marrëveshje është nënshkruar pikërisht nga ata njerëz që me vite të tëra kanë kontribuar që bordet me qenë politike dhe joprofesionale. Tani me pritë pikërisht prej atyre njerëzve, prej kryeministrit po edhe prej kryetarit të Kuvendit që është pjesë e partisë që totalisht e ka mbyt këtë proces, sepse krejt njerëzit politik i kanë dërguar nëpër borde me pritë që ka me pasur suksese kjo marrëveshje, unë jam shumë skeptik edhe nuk pres që ka me pasur sukses se është nënshkruar dhe është drejtuar me njerëz të gabuar . Pikërisht me njerëzit q ë e kanë sjellë situatën ku është sot”, tha Demhasaj.
Safet Gërxhaliu , kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për KosovaPress se Kosova që nga paslufta, ekonominë e saj nuk e bazon në ekspertizë dhe profesionalizëm.
“Ardhmëria ekonomike e Kosovës duhet të bazohet në dy shtylla në ekspertiza shkencore dhe sundimi i rendit dhe ligjit. Për fat të keq viteve të fundit jemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur ku shumë më tepër kemi pasur politizim se sa profesionalizëm dhe ekspertizë shkencoren, në veçanti sa i përket menaxhimit të ndërmarrjeve, agjencioneve publike. E tëra kjo ka reflektuar që me kalimin e kohës, këto agjencione, këto ndërmarrje publike në një të ardhme të afërt janë barrë e Qeverisë dhe institucioneve vendore”, tha Gërxhaliu.
Raportet ndërkombëtare për çdo vit adresojnë vërejte për dukurin e emërimeve politike por që kjo duket të mbetet në veshë të shurdhër. Kjo duket edhe me heshtjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, (MZHE) e drejtuar nga ministri Blerand Stavileci, për një javë rresht nuk kanë kthyer përgjigje për pyetjet për raportimit të bordeve që kjo ministri i monitoron.
Ndryshe, procesi i emërimit të anëtarëve të bordit, sipas ligjit, duhet të kryhet në procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese, e cila ka për qëllim që të gjitha emërimet të bëhen ekskluzivisht në bazë të meritës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame