LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrja Publike Banesore fton inxhinierët t’i bashkangjiten aksionit për inspektimin e ndërtesave në zonat e prekura nga tërmeti

Ndërmarrja Publike Banesore fton inxhinierët t’i bashkangjiten aksionit për inspektimin e ndërtesave në zonat e prekura nga tërmeti

Ndërmarrja Publike Banesore së bashku me Komunën e Prishtinës, universitetet, asociacionet, grupet e tjera vullnetare dhe Ministrinë e Arsimit në Shqipëri po vazhdojnë inspektimet e ndërtesave në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Për t’i inspektuar sa më shpejt dëmet e shkaktuara nga tërmetet e ditëve të fundit, Ndërmarrja Publike Banesore fton të gjithë inxhinierët e ndërtimit t’i bashkëngjiten aktivitetit vullnetar për inspektimin e ndërtesave në zonat e prekura nga tërmeti.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se nisja nga Prishtina do të bëhet ditën e mërkurë, pra në dt. 04.12.2019, në ora 17:00 nga zyrat e Ndërmarrjes Publike Banesore (rr. Xhevdet Doda, nr. 32, Lakrishtë), kurse kthimi nga Tirana do të bëhet në ditën e diel, dt. 08.12.2019, në orën 16:00.


“Përgjegjës në organizimin e grupit “Inxhinierët Vullnetar nga Kosova (IVK)” janë: Ndërmarrja Publike Banesore e Komunës së Prishtinës, Universitetet, Asociacionet dhe grupet e tjera vullnetare të organizuar nga Kosova. Aspektet logjistike si: akomodimin, automjetet, derivatet, ushqimet dhe pajisjet, janë të mbuluara nga donatorët e siguruar nga IVK dhe nga Qeveria Shqiptare. Personi kontaktues i autorizuar nga IVK për inxhinierët vullnetarë është: URAN KYÇYKU, tel: +38344134704, email: kycyku.uran@gmail.com “, thuhet në njoftim.

Ndërmarrja Publike Banesore bën të ditur se inspektimi i ndërtesave (objekte banimi, spitale, shkolla, ura, etj.) do të bëhet në bashkëpunim dhe me ftesë të Qeverisë së Shqipërisë, përkatësisht “Institutit të Ndërtimit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori