LAJMI I FUNDIT:

Nderimi i viktimave të 11 shtatorit, Kurti: Kosova qëndron pranë SHBA-së, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit

Nderimi i viktimave të 11 shtatorit, Kurti: Kosova qëndron pranë SHBA-së, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe zëvendës-shefen e Misionit të SHBA-së në Kosovë, Anu Pratipati, vendosën lule pranë pllakës përkujtimore “Kosova Kujton” për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë përvjetor të sulmeve që tronditën botën, Kurti shprehu solidaritetin e Kosovës me familjet që humbën të dashurit e tyre, duke rikujtuar gjithashtu tre shqiptarë të familjeve Camaj, Dedvukaj dhe Gjonbalaj, të cilët humbën jetën gjatë sulmeve.


Para 23 viteve, 2977-të qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kullat Binjake, në Pentagon, në katër avionët dhe 403 zjarrfikës e policë, duke provuar t’i shpëtojnë ata, humbën jetën, ranë heroikisht dhe shënuan një datë e cila sot paraqet edhe një epokë të re, që prej atëherë, sepse terrorizmi duhet luftuar nga të gjithë, dhe duhet bashkëpunimi i secilit shtet, secilës qeveri, secilit aktor e faktor, secilit politikan e do të thosha secilit qytetar liridashës i cili dëshiron paqe, demokraci, të drejtat e njeriut, pluralizëm politik dhe mirëqenie që nuk diskriminon asnjeri. Në mesin e atyre që u vranë para 23 vjetësh ishin edhe tre bashkatdhetarë shqiptarë që gjithashtu i kujtojmë, të familjeve Camaj, Dedvukaj dhe Gjonbalaj”, tha Kurti.

Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, duke nënvizuar miqësinë e fortë dhe partneritetin e vazhdueshëm të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

“Republika e Kosovës qëndron pranë SHBA-së në këtë ditë përkujtimi dhe thekson aleancën tonë të fuqishme në çdo aspekt, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit,” tha ai.

Ceremonia u zhvillua në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku përfaqësuesit e lartë nderuan viktimat me respekt dhe mirënjohje për heroizmin e zjarrfikësve dhe policëve amerikanë. /Telegrafi/

Kur

Në trend Lajme

Më shumë
Shpërthimi në Zyrën Postare në Zveçan, Posta e Kosovës: Nuk zmbrapsemi nga ofrimi i shërbimeve, autoritetet kompetente të hetojnë rastin

Shpërthimi në Zyrën Postare në Zveçan, Posta e Kosovës: Nuk zmbrapsemi nga ofrimi i shërbimeve, autoritetet kompetente të hetojnë rastin

Lajme
Ramadani: Shpërthimet në Zveçan dhe ikja e Dodik në Rusi, indikacione për rritje të tensioneve

Ramadani: Shpërthimet në Zveçan dhe ikja e Dodik në Rusi, indikacione për rritje të tensioneve

Lajme
Iftari me Albin Kurtin në Prishtinë, Taravari tregon çfarë biseduan udhëheqësit e VLEN-it

Iftari me Albin Kurtin në Prishtinë, Taravari tregon çfarë biseduan udhëheqësit e VLEN-it

Politikë
Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Shëndetësi
Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Lajme
Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Lajme
Kalo në kategori