Para fillimit të ndeshjes ndërmjet Herculesit dhe Barcelonës në kuadër të Kupës së Mbretit, është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar viktimat e aksidentit tragjik të rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi.

Të dyja ekipet dhe publiku heshtën duke bërë homazhe për 71 të vdekurit, në mesin e të cilëve ishin edhe 19 futbollistë të skuadrës Chapecoense.


Në ekranin e stadiumi Jose Rico Perez në Alicante shfaqën pamje të skuadrës braziliane, ndërsa tifozët mbanin pankarta në mbështetje te Chapecoenses.

Ndeshja e parë e 1/16 së finales së Copa del Rey ndërmjet Hercules dhe Barcelonës përfundoi me rezultat të barabartë (1-1).

Përkundër barazimit, Blaugranët mbesin favoritë për të shkuar në 1/8 e finales, pasi ndeshjen kthyese e zhvillojnë në Camp Nou dhe kanë skuadër më cilësore se kundërshtari. /Telegrafi/

telegrafi sport app