LAJMI I FUNDIT:

Ndërhyrje ‘kung-fu’ nga Arturo Vidal, gjyqtari e ndëshkoi direkt me të kuq

Ndërhyrje ‘kung-fu’ nga Arturo Vidal, gjyqtari e ndëshkoi direkt me të kuq

Shpresat e Kilit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës janë aktualisht në rrezik, pasi pësuan humbje 2-0 në shtëpi ndaj Ekuadorit.

Kilianët nuk arritën të kualifikoheshin në edicionin e vitit 2018 dhe aktualisht është i gjashti në grupin CONMEBOL.

Vetëm pesë skuadrat e para në grup kalojnë në fazën tjetër, me Brazilin dhe Argjentinën që tashmë kanë siguruar kualifikimin.


Vidal's tackle

Kili – i cili fitoi Kupën e Amerikës në vitet 2015 dhe 2016 – do të duhet të përmirësohet në katër ndeshjet e fundit nëse duan të kalojnë ose Perunë ose Kolumbinë në vendet e kualifikimit.

Ndeshja kundër Ekuadorit filloi në mënyrën më të keqe të mundshme për ta, pasi Pervis Estupinan u dha epërsinë mysafirëve pas vetëm nëntë minutash.

Më pas, në 15 minuta lojë, mesfushorit veteran Arturo Vidal iu dha një karton i kuq direkt.

Mesfushori i Interit e gjeti vetën në një situatë tejet të keqe, pasi bëri ndërhyrje brutale ndaj Felix Torres Caicedo.

Ekuadori tani është gjashtë pikë larg në vendin e tretë dhe duket i vendosur për të arritur në Kupën e Botës 2022, e cila do të ishte një arritje e madhe.

Katër ndeshjet e mbetura kualifikuese të Kilit i shohin ata të përballen me Brazilin, Argjentinën, Uruguain dhe Bolivinë, që sigurisht është një ecuri e vështirë.

Ëndrrat e Vidal dhe Alexis Sanchez për një ‘Vallëzim të Fundit’ në Katar mund të mos bëhen realitet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori