Roger Stone, një mik i ngushtë dhe këshilltar i Presidentit amerikan, Donald Trump, tha të dielën se ai do të shqyrtonte mundësinë e bashkëpunimit me prokurorin e posaçëm Robert Mueller lidhur me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe do të diskutojë për të bisedat e tij me udhëheqësin amerikan.
Roger Stone, i akuzuar javën e kaluar për gënjeshtra, pengesa dhe dëshmi jo të sakta në lidhje me fushatën e zotit Trump, tha në programin This Week të kanalit ABC, se shkalla e bashkëpunimit të tij me hetimin 20-mujor të zotit Mueller do të ishte diçka që ai do ta “përcaktojë pasi avokatët e tij të kenë bërë disa diskutime”.
Ai shtoi: “Nëse është kryer ndonjë gabim nga njerëz të tjerë në fushatë, gjë për të cilën unë nuk di, por nëse ka, me siguri do të dëshmoj me ndershmëri”.
66-vjeçari Roger Stone, i arrestuar gjatë një bastisje të FBI-së para agimit të premten në shtëpinë e tij në Florida, ka mohuar të ketë bërë shkelje, duke thënë disa orë pas arrestimit të tij, “Unë do të shpallem i pafajshëm ndaj këtyre akuzave, unë do t’i hedh poshtë ato në gjykatë. Besoj se ky është një hetim i motivuar politikisht”.
Ndërsa u largua nga gjykata të premten pas vendosjes së një pagese prej 250,000 dollarë për të siguruar lirinë e tij në pritje të gjyqit, Stone tha: “Unë e kam bërë të qartë se nuk do të dëshmoj kundër presidentit, sepse do të duhej të jepja dëshmi të rreme kundër tij”.
Zoti Stone tha për kanalin ABC se nëse ai bashkëpunon me prokurorin Mueller, “gjithashtu do të dëshmoja me ndershmëri për çdo çështje tjetër, duke përfshirë çdo komunikim me presidentin. Është e vërtetë që kemi folur në telefon, por këto komunikime janë politike në natyrë, të pa rrezikshme dhe sigurisht që nuk ka asnjë bashkëpunim kriminal me Rusinë “.
Stone tha se asnjëherë nuk ka diskutuar për bashkëpunim me Rusinë me presidentin Trump.
“Gjithçka që bëra … është e mbrojtur nga e drejta kushtetuese e fjalës së lirë. Kjo është ajo që kam qënë i angazhuar – dhe ajo quhet politika,” tha Stone.
Stone është figura e gjashtë e rëndësishme në rrethin e ngushtë të presidentit Trump që akuzohet për vepra penale si rezultat i hetimit të prokurorit Muellerit. Pesë vetë – ish-kryetari i fushatës së Trump, Paul Manafort, ndihmësi i fushatës Rick Gates, këshilltari i politikës së jashtme George Papadopoulos, këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Flynn dhe ish avokati personal Michael Cohen – janë shpallur fajtorë ose janë dënuar për vepra të ndryshme.
Papadopulos kreu një dënim të shkurtër me burg, ndërsa Cohen u dënua me tre vjet burg dhe do ta fillojë dënimin në fillim të marsit. Manafort, Gates dhe Flynn po presin dënimin përkatës.
Pas arrestimit të zotit Stone, Trump kërkoi të distancohej nga ndihmësi i tij i dikurshëm, duke thënë në Twitter, “Roger Stone as që punonte për mua në periudhën e zgjedhjeve! /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri