LAJMI I FUNDIT:

Ndau në mes një iPhone 11 Pro Max, brenda gjeti një bateri gjigante

Ndau në mes një iPhone 11 Pro Max, brenda gjeti një bateri gjigante

Telefonat e rinj iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro, është thënë se kanë kohëzgjatje të madhe të baterisë, mirëpo Apple nuk e ka specifikuar zyrtarisht deri më tani, kapacitetin e baterive.

Por, tani është mësuar forma që ka bateria e iPhone 11 Pro Max, pasi një përdorues i rrjetit social Weibo që funksionon në Kinë, e ndau në mes dhe brenda gjeti një bateri gjigante – së paku për standardet e Apple.

Bateria ka 15.04Wh në 3.79V, që nëse kalkulohet del se është 3,968mAh, që është rritje shumë e madhe në krahasim me baterinë e iPhone XS Max, që ka kapacitet 3,174mAh.


Në krahasim me Galaxy S9+ që ka 3,50mAh, bateria e iPhone 11 Pro May është për dhjetë për qind më e fuqishme. Derisa, i afrohet baterisë prej 4,100mAh që ndodhet në Samsung Galaxy S10+.

Kjo tregon edhe arsyet, pse iPhone 11 është shumë më i rëndë se modelet e mëparshme, pasi duhet të mbajë edhe një bateri masive.

Megjithëse është ndarë në mes, nuk është arritur të shihet edhe kapaciteti i RAM që ka iPhone Pro Max. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Kalo në kategori